Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestoi nudo kundër abuzimeve seksuale, habit vajza që u zhvesh në mes të sheshit: S’e ka fajin shteti, e kemi ne!

Shkruar nga Newsbomb
Protestoi nudo kundër abuzimeve seksuale, habit vajza që u zhvesh

Dje në sheshin “Skënderbej” një vajzë e cila kishte dalë të protestonte kundër dhunës dhe abuzimeve seksuale i habiti të gjithë, pasi protestoi në një mënyrë krejt ndryshe. Ajo ishte nudo, e pa mbuluar dhe me pankarta në dorë.

Vajza ishte larg turmës së protestuesve, dhe në pankartën e saj flitej për edukimin e fëmijëve, gjë që ndikon edhe në uljen e numrit të përdhunimeve.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ndërsa sot ka folur në rrjetin e saj në Instagra, me anë të një videoje. Vajza e pranon që është gjykuar së tepërmi, por thotë se nuk ka bërë asgjë pse t’i vijë turp, madje është krenare që dha mesazhin që ajo vetë donte të përçonte.

“Unë nuk isha në protestë. Unë isha te "Sheshi Skënderbej" në të njëjtin orar, po unë nuk protestoj. Kujt t’i protestoj? Kujt t’i kërkoj të drejtat e mia, sidomos ishte një moment që filloi të ndikonte te unë, kur filluan njerëzit të thoshin ‘liri, demokraci’. Ç’a thua? Po i kërkon shtetit llogari, pse ne nuk kemi qëne të aftë të edukojmë fëmijët tanë. Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh, për çdo ngacmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë. Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është. Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, e fëmijëve tanë. Ne e kemi fajin”, thotë ndër të tjera vajza.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.