Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa spiropali në fjalën e saj në Kuvend ka folur me ironi për protestën e artistëve që është mbështetur edhe nga opozita.
Ajo ka akuzuar opozitën se e ktheu protestën e artistëve nga një protestë të ndjeshme në një protestë Makbethiane, ndërsa shprehet se Minika Kryemadhi ka marrë rolin e Penelopës dhe Lulzim Basha rolin e Odiseut.
Spiropali thotë se PD dhe opozita vetëm i kanë ikur betejave elektorale, ndërsa ka mbrojtur edhe aktorin Robert Ndrenika, i cili është akuzuar nga opozita si i blerë.
"Lulzim Basha në krye të asaj partie dhe opozita vetëm i ka ikur betejave elektorale. Më thoni një parti që nuk do të afrojë datën e zgjedhjeve, që nuk futet në zgjedhje me pasion. Ikën në 2017, ikën në 2019. Tani ikën nga tryeza sepse u prish Teatri Kombëtar. Ajo që ndodhi ishte se nga një protestë me ndjeshmëri qytetare, e kthyen në një skenë ku Monika luan rolin e Penelopës, Lulzim Basha si Odiseu që i ikën kësaj, dezhurnin nuk dinë ta mbajnë, trupat e tyre nuk janë në rrënoja dhe kjo është qesharake. Tani kanë vendosur të braktisin një nga reformat më të rëndësishme. E kuptoni me çfarë teatri absurd duhet të merremi ne? Kush jua ka dhënë të drejtën që të flisni me gjuhë fyese? Ralf, mos e përmend më që je nga Tirana.
Jo teatri jonë si furrik dhe ai i Shkupit i madh. Pse çfarë kemi ne si shtet? I hyni më thellë këtij debati. Këta të dashuruar me mendimin ndryshe sulmuan edhe Ismail Kadarenë.
Protesta e tyre mund të quhet edhe Makbethiane e kafshimit të veshit. Këta thonë se Robert Ndrenika është i shitur dhe i blerë se shiten dhe blihen vetë. Mirë jua tha Tan Imami, "o zotëri ju keni ndër mend blerjen dhe shitjen", tha ndër të tjera Spiropali.