Vajzat, gratë, nënat aktivistet për të drejtat e grave dhe kundër dhunës me bazë gjinore do të dalin në një marshim-protestë sot në Prishtinë.
Vrasja e Liridona Ademaj ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, por jo vetëm, edhe ne Europë dhe botë.
Pas vrasjes së Liridona Ademajt, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, sot do të mbajë protestë gjithëpopullore me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.
Protesta nis në orën 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, - thuhet në njoftim.
Gjykata Themelore në Prishtinë të dielën e 3 dhjetorit, ka vendosur nga një muaj paraburgim për bashkëshoritn e Liridonës dhe dy të tjerë.
Sipas komunikatës, gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, të njëjtit mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe në dëshmitarët si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprës penale.
30-vjeçarja u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë në një komplot të organizuar nga burri i saj, Naim Murseli, së bashku me vrasësin Granit Pavla dhe Kushtrim Kokallan, pjesëtar i FSK-së. Janë ende të paqarta arsyet e vrasjes së Liridona Ademajt, ndërsa hetimet vijojnë ende.