Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Protestë përse dhe për kë ?

spot_img

Lajme të ngjashëm

NGA BRIZIDA GJIKONDI

Ka një kakofoni të neveritshme për protestën e videopergjimit, njëra palë bën si agresive dhe e paparashikueshme se si mund të precipitoj situata “në mbrojtje të Atdheut”, tjetra përmënd Esad Pashë Toptanin dhe qan hallin e negociatave për të hyrë në BE. Ndërkohë ka 2 javë që vetingu ka ngrirë, dhe askush nuk thotë përse, ndërkohë që të dy palët në aktrimin më superior të tyre, bëjnë sikur merren me videopërgjimin, ndërsa faktin e kanë sa poshtërsitë e tyre në këmbë.

C’rëndësi ka videopërgjimi, për sa kohë vëllai i ministrit ishte i dënuar me vendim të formës së prerë për trafik lëndësh narkotike, cdo ulte dhe cdo ngrinte përgjimi bashkëkohor, ai nuk ka vuajtur dënimin, nuk është riedukuar, ndaj normalisht se pengon asgjë për të qënë përsëritës. Kaq mjafton, që ai videopërgjim të jetë qesharak sidomos në analizën foshnjarake është original apo jo, ku vetë zoti Xhafaj (vëllai) është origjinali.

Zoti Xhafaj u dorëzua nga fshehja dhe mos dorëzimi pranë shtetit Italian, vetëm kur plasi skandali, kaq, mjafton. Injorimin e faktit kryesor, mbi subjektin kryesor, e gjej të qëllimshëm, marrja me Babalen më duket cinike nga ana e pseudo opozitës shqiptare. Sic është cinik edhe vazhdimi në detyrë i ministrit të brëndshëm mbas këtij fakti skandaloz për mesazhin dhe shëmbullin që mbart. Nuk mund të jesh ministër i një vëndi që aspiron standarte europiane sidomos në rend dhe drejtësi, kur nuk ke në rregull letrat ligjore të familjes tënde, pa le pastaj të shtetit ku je ministër.

Po flasim për moral të lartë në detyrë, të cilin duhet ta kesh që ta kërkosh. Shqipërisë nuk ju mbaruan burrat dhe gratë dinjitoze, që të shfaqet përpara botës sikur ka raportin një familje një trafikant. Sa për opozitën, tmerr më vete, bir Selman i nënës c’të të të qaj më parë, kur mendoj që në krye të protestës është Basha, Noka, Salianji, Balliu, Duma, Kryemadhi etj etj.. seriozisht, situatën nuk e marr dot më seriozisht, mendohem e mendohem se përse dhe për cfarë protestojnë por se gjej dot. Ndjehet që ata janë aktorët më të këqinj që ka patur kjo klasë politike, aktrimi i tyre, skenarët e ripërsëritur, fjalimet pot ë tilla, minimum më ngjajnë si cëmcakizët që mbanim në gotë uji me ditë kur ishim të vegjël që të na rronin sa më gjatë, maksimumi kjo opozitë, më duket si fati i kësaj qeverisje fasadë dhe të papërgjegjshme dhe fatkeqësia më e zymtë e këtij populli, pasi një qeverisje e keqe edhe mund të përballohet, por dhe një qeverisje dhe një opozitë e keqe është vërtetë dramatike për shqiptarët.

Të protestosh për videon hipotetike të vëllait të ministrit, kur vëllain e ke me vendim të zbardhur, të dënuar, të të tre shkallëve të gjykimit të drejtësisë italiane, mua më duket hipokrizi supreme, të protestosh sidomos kur vetë je një mijë herë më grabitqar, mëkatar dhe antishqiptar se vëllai i ministrit, pastaj ky është kulmi, dhe pikërisht kjo bën që protesta të jetë hipokrite, e kompromentuar ndaj e dështuar. Morali vjen nga qënia, nga ekzistenca, nga dinjiteti personal, nga historia dhe rezistenca e një jete ndaj veseve dhe poshtërsive, dhe në rast se ti nuk ke asnjë nga këto elementë, më mirë shko për peshkim se sa të protestosh.

Protesta ka kohë që po i afrohet shqiptarve, atyre të vërtetëve, atyre që kanë moral, dinjitet dhe kurajo, cdo gjë ka ciklin e saj, cikli i kesaj klase politike është në kalbëzim vëllazëror.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img