Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Protestë para PD-së: Të dorëhiqet Basha! Me lidership të ri fitojmë brenda vitit 2025

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-zëvendës kryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha së bashku me një nga themeluesit e PD-së, Zenel Hoxha dhe të tjerë aty, u mblodhën sot në orën 17:00 para selisë blu për të protestuar ndaj liderit Basha, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Lisandër Hoxha tha se Basha duhet të dorëhiqet në mënyrë që të rinjtë ta paraqesin platformat e tyre dhe ta kthejnë PD-në në identitetin e mëparshëm. Ai u shpreh se nëse zgjidhet një lider i ri, fitorja është e sigurtë brenda vitit 2025.

Nga ana tjetër, themeluesi i kësaj partie, Zenel Hoxha

Lisandër Hoxha: I ftoj demokratët të flasin të afrohen, të komunikojmë të paraqesim platforma, nuk ka vetëm lidershpi platfoprma, kemi dhe ne të tjerët. Unë vetëm i kam shërbyer PD-së, nuk i kam bërë keq asnjëherë. Njerëzit presin fitoren prej nesh, ndaj unë i bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe kritikëve të Bashës, që të vijnë të bëhemi bashkë të flasim të paraqesim ide. I ftoj të gjitha palët, hajde të ulemi të shpalosim platforma politike dhe se si të çojmë partinë tonë drejt fitores. Të kërkohet falje, të pranohen gabimet. Të bëhet një amnistri. Kundërshtari politik ka ndyrë duart në votat e shqiptarëve, por ne jemi përgjegjës pasi e dinim se çfarë kishim përpara. Ne brenda partisë duhet të hyjmë në një garë të hapur jo në një garë të mbyllur. Nëse do krijojmë një lidership të ri e sigurtë që fitorja është para 2025. Unë refuzoj sektarizmin brenda partisë. Unë nuk po protestoj, sepse kjo është shtëpia ime. Nuk është monopoli i shqiptarëve. Zgjedhjet politike duhet t’i denoncojmë të gjithë, por është e papranueshme mosmbajtja e përgjegjësisë. Kjo krizë zgjidhet vetëm duke i bashkuar demokratët. Ta kthejmë në identitet.

Zenel Hoxha: Në 30 vjet e gjysëm nuk do ta besoja se do vija këtu dhe do mbështesja të rinjtë. PD simbilizon ëndrrat e studentëve, e atyre që u presekutuan për 40 vjet, dhe tani pas 30 viteve vi t’i jap një mesazh z.Basha. Pritshmëritë ishin të mëdha, por nuk arriti të vijë në pushtet. Mesazhi im është ky; Basha ju vini nga një shkollim në një vend perëndimor. Ne prisnim që ju të sillnit një standart demokratit dhe t’i nënshtoheni zgjedhjeve. Të sugjeroj t’i hapësh rrugën të rinjve, për të siguruar një debat dhe garë të lirë, për të riorganizuar strukturat e partisë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img