Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Protestë në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale në Rusi

Shkruar nga Newsbomb
Protestë në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale

Qytetarë të shumtë rusë u rreshtuan pranë qendrave të votimit nëpër gjithë Rusinë në kohë për aksionin “Mesdita kundër Putinit”, një protestë kundër zgjedhjeve presidenciale të cilat pritet t’ia dhurojnë Vladimir Putinit edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

Votimi më 17 mars, në ditën e fundit të zgjedhjeve treditore, u mbajt praktikisht pa asnjë kundërshtarë për Putinin.

Një numër i madh i rusëve, të cilët nuk duan që Putini të vazhdojë të jetë në pushtet, shkuan te qendrat e votimit në të njëjtën kohë në mesditë, disa prej të cilëve edhe ndërmorën hapa për t’i prishur fletëvotimet e tyre.

Dhjetëra njerëz janë arrestuar në gjithë vendin gjatë votimit që u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Rusia pretendoi se Ukraina, të cilën e akuzoi se kreu një valë sulmesh ajrore që arritën deri në Moskë, u përpoq ta pengojë procesin zgjedhor. Fitorja e Putinit në këto zgjedhje është pothuajse e sigurt, meqë kundërshtarët e tij janë në burgje, në mërgim apo të vdekur.

Lufta e pamëshirshme, që i ka shtypur mediat e pavarura dhe grupet për të drejtat e njeriut, nisi para se Moska të fillonte pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, por ajo është bërë edhe më e ashpër prej atëherë.

Protestat u shoqëruan nga një prani e madhe e policisë dhe nga kërcënimi me dënime të rënda me burg për ata të cilët shihen si pengues të procesit të votimit.

Grupi OVD-Info, i cili monitoron arrestimet politike në Rusi, tha se më 17 mars u arrestuan më shumë se 65 njerëz në 14 qytete në gjithë Rusinë.

Për ditën e fundit të zgjedhjeve, autoritetet ruse u përgatitën për protesta të pazakonta në mesditë në qendrat e votimit, dhe paralajmëruan se ata që e pengojnë procesin e votimit do të përballen me dënime të rënda me burg.

Gjatë dy ditëve të para të votimit, disa qytetarë rusë e kanë shprehur zemërimin e tyre me sundimin autoritar të Putinit, duke i vandalizuar kutitë e votimit. Është raportuar për 28 incidente të tilla, si edhe për të arrestuar.

Incidente të tilla janë raportuar në së paku nëntë qytete, përfshirë Moskën, Shën Petersburgun, Soçin dhe Volgogradin.

Putin, 71 vjeç, i cili ka qenë president, apo kryeministër për gati 25 vjet, po garon kundër tre politikanëve pak të njohur, liderit të Partisë Liberal-Demokratike, Leonid Slutsky, nënkryetarit të Dumes Shtetërore Vladislav Davankov nga Partia e Re e Popullit, si dhe kundër ligjvënësit të Dumes së Shtetit Nokolai Kharitonov nga Partia Komuniste, qëndrimet politike të të cilëve zor që dallojnë nga ato të Putinit./REL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese