Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestë kundër racizmit te KPK-ja, Mehdi Malkaj: Unë jam një derr maloku! Politika anti-shqiptare ka shpikur ndasinë “Veri-Jug”

Shkruar nga Newsbomb
Protestë kundër racizmit te KPK-ja, Mehdi Malkaj: Unë jam

Një protestë kundër diskriminimit fetar, racor dhe krahinor ka nisur sot para ambienteve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Tiranë.

Një grup aktivistësh dhe personazhe të njohura publikë janë shprehur kundër ndasive krahinore, ndër ta edhe artisti i mirënjohur Mehdi Malkaj.

Ai ka akuzuar politikën anti-shqiptare, si krijuesen e ndasisë “veri-jug” mes Shqiptarëve.

“Miq të dashur, është e turpshme që një zyrtare e lartë të fyejë një zyrtar tjetër. Nuk qëndron problemi që u grindën dy zyrtarë, këtu po bëhet një luftë e madhe veri-jug, për të çarë atë që quhet Shqipëri. Se këta të veriut qenkan me brirë dhe ne të jugut qenkemi aristokratë. Me një makinë të prishur vete brenda ditës nga Konispoli në Prishtinë.

E dua shumë Shkodrën, Tropojën, kam parë një lindje dielli në Tropojë kur isha ushtar, ishte magji, Dibrën. Kush e ka shpikur këtë veri jug te ne? Politika e ndyrë anti-shqiptare që vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në qendër të Tiranës. Është turp të thuash veri-jug, unë jam një derr maloku”, u shpreh Malkaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu