Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk do të tërhiqet për rritjen e moshës së pensionit. Macron e bëri këtë intervistë ndërsa jashtë protestuesit u përleshën me Policinë.
“Kjo reformë nuk është luks, nuk është kënaqësi, është domosdoshmëri”, u shpreh ai.
Presidenti përjashtoi shpërndarjen e parlamentit, riorganizimin e qeverisë së tij qendrore dhe dorëheqjen e kryeministres së tij, Élisabeth Borne, siç ka kërkuar opozita.
Ai tha se kishte besim të plotë te Borne dhe vetëm një keqardhje personale: “Që nuk kam arritur t’i bind njerëzit për domosdoshmërinë e kësaj reforme”.
Kundërshtimi i gjerë ndaj rritjes së moshës zyrtare të daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, si dhe përdorimi nga qeveria i një klauzole kushtetuese për ts miratuar pa votim, ka bërë që në të gjithë Francën të shpërthejnë protestat, madje deri në përleshje me policinë.
Administrata e Macron i mbijetoi ngushtë një votë mosbesimi të hënën me vetëm nëntë vota, por zemërimi më i ashpër publik i është drejtuar vetë presidentit Macron.