Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Protestat për Klodianin, ish-ministrja Kumbaro: Fëmijët po përdoren si kamikazë, mish për top

spot_img

Lajme të ngjashëm

90c108a2aaebea05e708e9583f085c28

Ish-ministrja Mirela Kumbaro thotë se përdorimi i fëmijëve si kamikazë në protestat që janë zhvilluar këto ditë në Tiranë, është një mënyrë e poshtë për të protestuar dhe krim që bëhet ndaj të miturve.

“Ajo që unë mendoj është që ndodhia e Klodianit, fatkeqësia e këtij djali shkakton një emocion shumë të fortë dhe emocioni shprehet në reagime nga më të ndryshme përfshi dhe protestën, por kjo nuk justifikon shkarjen e protestës dhe këtu vij te ndjesia e dytë. Pra e para ishte dhimbja për humbjen e djalit, e dyta tronditja nga një krim që po ndodh në ditët e fundit. Nga përdorimi i fëmijëve në mënyrë shumë të poshtër si kamikazë në protesta.

Keqtrajtimi i fëmijëve si mish për top është me pasoja sot dhe me pasoja për nesër.  Prej 3 ditësh shohim fëmijët si futen për të djegur, thyer, shkulur semaforët, që në finale janë pronë publike.  Kjo është akuzë e derjtëpërdrejtë për këdo që në mënyrë të përgjegjshme, të papërgjegjshme, politike dhe aq më keq, të qëllimshme e malije përdor 12- 13 vjeçarë për të tilla akte, dhe me një dhimbje të madhe nëse nuk e kuptojnë, kemi një problem të madh social. Ky është problem i këtij tranzicioni të gjatë që sigurisht në momente të caktuara krijon shtresa të shoqërisë që nuk janë të ndërgjegjshme”, u shpreh Kumbaro në Ora Neës.

Më tej, ajo tha se si mësuese dhe si nënë “ky krim” e trondit jo më pak sesa vdekja e Klodian Rashës. “Ky është krim. Si mësuese dhe si nënë, kjo më trondit jo më pak sesa vdekja e djaloshit. Sepse dhe kjo do të ketë pasojat e veta. Sepse nuk janë 1 dhe 2 fëmijë por ishin me dhjetra”, përmbyll ajo.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img