Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestat për Klodian Rashën, Policia: Humbi fatalisht jetën nga dora e një efektivi, por tani e ka drejtësia. Ndalonin tubimet se nuk do tolerojmë më (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb
Nje nga protestat per Klodian Rashen

Policia e Shtetit apelon të gjithë qytetarët që të ndalojnë tubimet pasi nga ana e saj nuk do të ketë asnjë tolerim. Sipas deklaratës zyrtare, ata e kanë pasur të pamundur të anashkalojnë ndjeshmërinë popullore për të mos lejuar asnjë tubim pas vrasjes së 25 vjeçarit.

“Por tanimë kur drejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit të vrasjes dhe kur protestat kanë degraduar në organizime që kanë për qëllim cenimin e rendit publik dhe pronës publike, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese”, njofton Policia ndër të tjera.

Gjithashtu, ajo u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat në fuqi për mbrojtjen nga Covid-19.

NJOFTIM I POLICISË SË SHTETIT:

Në zbatim të Aktit Normativ, me qëllim respektimin e masave kundër COVID-it për shkak të gjendjen shqetësuese të shkaktuar nga pandemia, nga të gjithë shtetasit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për rritjen e sigurisë publike në tërësi nisur edhe nga protestat e fundit, kërkohet zbatimi i masave dhe i protokolleve të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Policia e Shtetit është shumë e vetëdijshme për të drejtën e protestës dhe lirinë e pacenueshme të tubimit. Në kushtet e sensibilizimit të madh të shoqërisë pas tragjedisë së djalit njëzetepesë vjeçar që humbi fatalisht jetën, nga dora e një efektivi policie, Policia e Shtetit e ka pasur të pamundur ta anashkalojë ndjeshmërinë popullore për të mos lejuar asnjë tubim. Por tanimë kur drejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit të vrasjes dhe kur protestat kanë degraduar në organizime që kanë për qëllim cenimin e rendit publik dhe pronës publike, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese.

Bëjmë apel të mbahen parasysh nga të gjithë, kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat shtrënguese për:

- Ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferenca, tubime, mbledhje partiake, ceremoni festive etj. Mbajtjen e detyruar të barrierave mbrojtëse (maska), në ambientet jashtë shtëpisë;

- Ruajtjen e distancimit fizik gjatë veprimtarisë së përditshme;

- Zbatimin e masave nga administrata publike dhe në automjetet e transportit publik;

- Ndalimin e muzikës pas orës 20:00;

- Ndalimin e aktivitetit të bareve, lokaleve, restoranteve e ‘fast food’ pas orës 22:00 deri në orën 06:00;

- Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

- Zbatimin e protokolleve në institucionet arsimore, në të cilat vazhdon kryerja e mësimit;

- Marrjen e masave administrative dhe atyre penale në rast të shkeljeve dhe mos-zbatimit të masave të veçanta në periudhën e pandemisë së COVID-19.

Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pandemisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu