Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Protestat për Klodian Rashën, Imzot Frendo jep mesazhin: Dhuna lind dhunë, policia të bëjë detyrën me përgjegjshmëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

0dc024d45bf98515883baed01f747151

George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë ka komentuar situatën në vend pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Ai shprehet se gjatë rikuperimit nga Covid-19 ka ndjekur lajmet për ngjarjet në Shqipëri dhe i ka shprehur mbështetje dhe ngushëllime familjes së 25-vjeçarit.

Imzot Frendo është shprehur se populli ka të drejtë të protestojë, por duke shmangur çdo lloj vandalizmi dhe dhune.

Ndër të tjera Imzot Frendo është shprehur se policët duhet ta ushtrojnë punën me shumë përgjegjësi.

Meazhi i plotë:

Gjatë qëndrimit tim për rikuperim nga Covid 19 në Itali kam ndjekur lajmet për ngjarjet në Shqipëri pas vrasjes së një djali 25 vjeç nga një polic. Dua të shpreh mbështetjen dhe ngushëllimin tim me familjen e Klodjan Rashes, për këtë humbje të madhe. Policët zbatojnë një punë shumë të dobishme në shoqëri, që duhet ta vlerësojmë. Por i lutemi ta ushtrojnë me shumë përgjegjësi dhe respekt për çdo qytetar.

Por duke u përgatitur për kremtimin e lindjes së Princit të Paqes, Jezu Krishti, e ndiej detyrë të bëj edhe këtë vërejtje. Si vend demokratik, populli ka të drejtë të protestojë. Por duke shmangur çdo lloj vandalizmi dhe dhune. Vandalizmi është absurd, sepse kush paguan për pronësinë publike të dëmtuar? A nuk jemi ne, me taksat tona? Si tha David Cameron, ish kryeministri i Mbretërisë së Madhe (Angli): “Paraja publike nuk ekziston. Ekziston vetëm paraja e taksapaguesve” (“There is no such thing as public money. There is only taxpayers’ money”). Përveç kësaj, vandalizmi nuk përputhet me dashurinë për Atdheun.

Ndërsa dhuna është gjithmonë një fyerje kundër dinjitetit njerëzor. Pikërisht sot Jezusi na mëson e na fton të shohim këtë dinjitet në fytyren e çdo njeriu. Dhe mos të harrojmë se dhuna lind dhunë. Vetë Jezusi tha: “… të gjithë ata që kapen për shpatë, prej shpatës edhe do të vdesin.” (shih Mateu 26, 52).

Mons. George Frendo O.P.

Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë – Durrës

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img