Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Protestat në Francë, greva paralizon transportin publik në Krishtlindje

spot_img

Lajme të ngjashëm

6ddcec390304f271243f9a1db09e3be3

Grevat e sindikatave në Francë kanë bërë që transporti publik të paralizohet krejtësisht për festat e fundvitit.

Greva e transportit tashmë ka hyrë në javën e katërt duke prishur kështu planet e mijëra vetëve për të kaluar Krishtlindjet me të dashurit e tyre.

Shumë prej tyre, u përpoqën të gjenin alternativa të tjera transporti minutën e fundit, ndërsa protesta kundër reformës së sistemit të pensioneve, shkaktoi anulim ose vonesa të udhëtimeve me tren dhe taksi.

Vetëm një pjesë e vogël e trenave ekspres dhe metrove, ishin në funksionim në prag të Krishtlindjes, edhe më pak në ditën e Krishtlindjes. Stacionet kryesore të trenave ishin mbyllur në mëngjes dhe vetëm dy nga 16 linjat e metrosë që punojnë pa drejtues mjeti ishin në qarkullim.

Negociatat mes qeverisë dhe sindikatave javën e kaluar dështuan pa rezultat dhe punonjësit thanë se do të vazhdonin grevën edhe për festa nëse zyrtarët nuk heqin dorë nga planet për reformimin e skemës së pensionit./ VOA

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img