Protestat në Francë, greva paralizon transportin publik në Krishtlindje

Publikuar tek: bota, më 23:02 25-12-2019 Protestat në Francë, greva paralizon transportin publik në Krishtlindje Paralizimi i transportit publik ne France nga grevat e sindikatave

Grevat e sindikatave në Francë kanë bërë që transporti publik të paralizohet krejtësisht për festat e fundvitit.

Greva e transportit tashmë ka hyrë në javën e katërt duke prishur kështu planet e mijëra vetëve për të kaluar Krishtlindjet me të dashurit e tyre.

Shumë prej tyre, u përpoqën të gjenin alternativa të tjera transporti minutën e fundit, ndërsa protesta kundër reformës së sistemit të pensioneve, shkaktoi anulim ose vonesa të udhëtimeve me tren dhe taksi.

Vetëm një pjesë e vogël e trenave ekspres dhe metrove, ishin në funksionim në prag të Krishtlindjes, edhe më pak në ditën e Krishtlindjes. Stacionet kryesore të trenave ishin mbyllur në mëngjes dhe vetëm dy nga 16 linjat e metrosë që punojnë pa drejtues mjeti ishin në qarkullim.

Negociatat mes qeverisë dhe sindikatave javën e kaluar dështuan pa rezultat dhe punonjësit thanë se do të vazhdonin grevën edhe për festa nëse zyrtarët nuk heqin dorë nga planet për reformimin e skemës së pensionit./ VOA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet e 2020-ës: CNN pyet opinionistët e vet se cili do të jetë PRESIDENTI I RI (Përgjigjet për çdo kandidat)
Emigrimi ilegal në Mesdhe, Rojet Bregdetare të Spanjës shpëtojnë 200 marokenë »
Article Logic
Execution time: 0.011571168899536
array(1) { ["section"]=> string(77) "protestat-ne-france-greva-paralizon-transportin-publik-ne-krishtlindje-190385" }