Hapësire reklamuese

Bota

Protestat në Bolivi, helikopteri i presidentit Morales bën ulje emergjente në La Paz  

Shkruar nga Newsbomb
Protestat ne kryeqytetin bolivian La Paz, kunder presidentit Evo Morales

Helikopteri ku ndodhej presidenti bolivian Evo Morales, pati një ulje emergjente ditën e sotme për shkak të një avarie teknike.

Ulja emergjente u realizua me sukses duke shmangur ndonje tragjedi dhe presidenti së bashku me pjesëtarët e ekuipazhit të helikopterit kanë shpëtuar pa asnjë dëmtim.

Në fillim u mendua se për shkak të protestave kombëtare kundër tij, presidentit Morales u tentua që t’i bëhej një atentat për eliminim fizik.

Disa media vendore kanë shpërndarë edhe videon e momentit kur helikopteri i presidentit bëri uljen emergjente.

Kujtojmë se demostruesit bolivian bllokuan rrugët në Bolivi në një protestë kundër zgjedhjeve të fituara nga presidenti Evo Morales, duke kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të reja në vend, pasi qeveria u akuzua për manipulim masiv të rezultateve.

Rivali i presidentit Morales, Carlos Mesa deklaroi se protestat do të zgjasin deri në momentin kur Morales të pranojë se qeveria ka manipuluar rezultatet e zgjedhjeve.

 

heliko.png

Sondazh

Poll