Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Protestat në Bjellorusi, rrëmbehet kundërshtarja e Lukashenkos: Persona të maskuar e fusin me dhunë në furgon dhe largohen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

31a57ca9f2efe026eded3b03b8f1ce86

Mediat ndërkombëtare raportojnë se kundërshtarja e Presidentit Alexander Lukashenko në Bjellorusi është rrëmbyer.

BBC shkruan se Maria Kolesnikova, një nga udhëheqëset e protestave në Minsk, është parë duke u futur në një minibus me dhunë nga persona të maskuar. Ndërkohë, Policia ka mohuar ndalimin nga ana e saj e Kolesnikovas, por as nuk ka reaguar për lajmet e rrëmbimit.

Dëshmitarë nga sheshi i protestave në Minsk, kanë thënë se kanë parë persona të maskuar që i janë afruar Maria Kolesnikovas dhe fillimisht i kanë marrë celularin e më pas e kanë futur me dhunë në furgonin e tyre.

Ajo është e fundit nga tre gratë që bashkuan forcat kundër Lukashenkos për të qëndruar brenda Bjellorusisë. Veronika Tsepkalo dhe kandidatja për presidente Svetlana Tikhanovskaya u larguan nga vendi menjëherë pas votimit.

“Unë jam e vetmja nga të tre ne që jemi akoma këtu,” tha zonja Kolesnikova për BBC Russian në një intervistë muajin e kaluar. “Për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodh, me të vërtetë duhet të jesh këtu.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img