Hapësire reklamuese

Bota

Protestat masive, Kryeministri i Sri Lankës i gatshëm të japë dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb
Protestat masive, Kryeministri i Sri Lankës i gatshëm të

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Ëickremesinghe, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe t'i hapë rrugën një qeverie gjithëpartiake.

Lajmi u bë me dije nga zyra e shtypit të kryeministrit. Deklarata vjen pasi liderët e partisë ranë dakord që t'i kërkonin presidentit dhe kryeministrit të japin dorëheqjen pas një "kërkesë dërrmuese" nga populli. Kjo u njoftua në këtë të shtunë nga deputeti i Sri Lankës, Rauff Hakeem. 

Zyra e kryeministrit tha: “Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ai është dakord me këtë rekomandim të liderëve të partive opozitare”.

Ndërkohë mijëra protestues u ngritën sot në demostratë për keqmenaxhimin e krizës ekonomike të vendit nga qeveria.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu