Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestat masive, dhjetëra gazetarë të arrestuar në Bjellorusi

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_354901" align="alignnone" width=""]Ilustruese[/caption]

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar rreth 70 gazetarë.

Kështu bëjnë me dije organizatat e gazetarëve në Bjellorusi. Sipas tyre, gazetarët e arrestuar kanë raportuar për mashtrime në zgjedhjet presidenciale të kësaj jave dhe zemërimin pasues të publikut.

”Që nga e enjtja, 23 gazetarë mbeten në paraburgim”, sipas ”Reporterëve pa Kufij”, që citoi Shoqatën Bjelloruse të Gazetarisë.

Sipas deklaratës, njerëzit që punonin si reporterë u arrestuan në mënyrë të rastësishme, u rrahën dhe nganjëherë u izoluan edhe për periudha të gjata.

Ndërkaq kujtojmë se mijëra qytetarë bjellorusë brohoritën "Lëre pushtetin!" të dielën në qendër të Minskut, në protestën më të madhe të deritanishme kundër rizgjedhjes së Alyaksandr Lukashenkos për president.

Në protesta nuk është vërejtur prani e madhe e policisë, e cila është mbajtur në ditën kur Rusia njoftoi se nëse është e nevojshme, ka gatishmëri t'i ofrojë ndihmë ushtarake Lukashenkas, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Tubime masive u mbajtën për tetë ditë me radhë në qytete të tjera të mëdha në Bjellorusi, shkruan AFP, duke cituar raportet e mediave lokale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu