Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
36 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

PROTESTAT/ ‘Lyerja e shtyllave me graso’, Rama e PRANON për herë të parë dhe ia propozon si strategji FSHF-së: Nga eksperienca jonë…(DEBATI I PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë mbledhjes së përbashkët me FSHF, ku po fliet për skenat e dhunës të ndodhura së fundmi, kryeministri Edi Rama ka pranuar për herë të parë një fakt.

albsig

spring

Rama ka propozur të lyhen shtyllat me graso që të mos ngjiten tifozët. Kujtojmë se një gjë e tillë u vu re në protestën e fundit të opozitës para Parlamentit. Ndërkaq, Rama e pranon për herë të parë këtë duke e cilësuar si strategji e përdorur nga këta të fundit gjatë protestave.

“Nga eksperienca jonë, futini ndonjë graso shtyllave që të mos ngjiten nëpër shtylla dhe ja…U bë në Angli që e kishin më vete ligën e uliganëve dhe u bënë stadiumet opera”, tha Rama.

Pjesë nga debati:

Duka: Fakti i dhunës nuk lejon tifozërinë e shendetshme të vijë në stadium edhe të argëtohet dhe të ndihmojë futbollin. Ne do të bashkëpunojmë edhe me policinë. Ne e mirëkuptojmë policinë, por ne këtë punë nuk e bëjmë dot pa ju. Kështu që të gjithë garat duhet të jenë sa më të mirëorganizuara.

Këtu në këtë sallë ka ekspertë të futbollit që mund të japin ndonjë mendim më shumë.

Rama: Topi nuk rrotullohet pa policinë.

Lleshaj: Këta zotërinjtë e federatës dinë ta luajnë topin më mirë se policia. Policia e shtetit me ligj është e detyruar të ofrojë siguri për qytetarët e republikës kudo që janë. Ka një gamë të gjerë përgjegjësish. Por këtu vlen të theksohet se policia ka kapacitete të caktuara. Kapacitetet dhe kompetencat duhet ti diskutojmë. Kopetencat na mungojnë të hyjmë Brenda stadiumeve. Kur u miratua ligji për sportin këto gjëra nuk u bënë. Duhet të bëhen ndryshime ligjore të mirëmenduara. E dyta ka të bëjë me kapacitetet që janë parashikuar për të krijuar klimën. Nuk duhet të hidhet topi në public me hedhje e pritje. Do na duhet ti mendojmë mirë këto. Kjo do të ketë edhe një faturë që nga dikush duhet të paguhet. Me kapacitetet aktuale policia ka vështirësi ta përballojë volumin e lartë. Në çdo ditë sportive të kemi 500 apo 700 policë më shumë. Që do të thotë orë shtesë. Janë shumë cështje që mund të diskutohen. Në stadium fusim turma dhe jo individë. Nëpër stadium futen turma dhe zgjidhja e kësaj nuk kërkon volum administrative. Teknologjia është ndihmëse për të kursyer kapacitetet dhe më e rëndësishme është përgjegjshmëria e individëve që janë Brenda. Angazhimi i policisë jo për të përballuar turmat por për të proceduar ata që shkelin ligjin, ne do ta realizojmë këtë. Ndyrshimi I kodit penal do ta zgjidhë këtë cështje, sepse cdo individ që do të jetë në stadium të jetë I përgjegjshëm. Ministria e brendshme dhe policia do të angazhohet seriozisht në këtë process.

Duka: Ne të ruajmë rregullin me persona civilë. Por sot është thuajse e pamundur. Nëse me ndryshimet në kodin penal dhe zbatimin e ligjeve aktuale. Ne kishim kamerat ku në stadium u dhunua një fotograf dhe nuk u dënua kërkush. Pra them për zbatimin e ligjit. Ne kemi nevojë për policinë.

Rama: Kur flaism për Policinë e Shtetit nuk kemi parasysh numra të mëdhej, por kemi parasysh një proces harmonik mes disa elementëve dhe një prej tyre është policia e shtetit dhe nuk është për përballje me turmat por për prezencë garantuese dhe trajnim adeguat sepse në një nga skenat që kam parë vetë nga halli se nuk e ndjek kampionatin sic e di dhe presidenti, policët ishin në fushë. Dhe këtu pastaj problem shtrihet më tutje, te prokuroria dhe gjykata. Dhe këto e kanë shumë të lehtë që dhunuesve tu marri haracin dhe ti lërë të lirë. Dhunohet një arbitër, gjykata e lë të lirë. Dhunojhet një mjek gjykata e lë të lirë. Këtu kombinimi mes bashkëpiunimit të FSHF dhe policinë dhe shtrëngimet e kodit penal dhe teknologjia do të na japin rezultate. Nëse Fifa dhe Uefa refuzon të pranojë organizimin e një ndeshje për shkak të parametrave, krerët e bashkive duhet të garantojnë parametrat e stadiumit. Ato parametra që ka përcalktuar FSHF. Nuk mund t’i thonë skemi lekë për stjuart, për kamera për gardh. Po për ca keni lekë. Për futbollistët? Ai futboll nuk sjell asgjë. Meron qytetin dhe nuk bën asgjë më shumë se kaq. Meron qytetin kur ndodh kjo gjë. Dhe skuadrat nuk mund të shkojnë në kurthe e gropa, ku përpara se të mendojnë sesi do luajnë, mendojnë sesi do dalin të paplagosur nga stadiumi. Kjo nuk është cështje qeverie, por e vendosjes së standartit. Kush nuk plotëson standartin, ta kthejë fushën në arë domatesh, dhe ta eksportojë domaten. Ose ta kthejë në këndë sportive. Ato nuk janë stadium. Ato janë arena dhune. Nuk i thuhet FSHF nuk kemi ne. Po nëse nuk keni pse doni të luani futboll. Nga eksperienca jonë, futini ndonjë graso shtyllave që të mos ngjiten nëpër shtylla dhe ja…U bë në Angli që e kishin më vete ligën e uliganëve dhe u bënë stadiumet opera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img