Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestat, Lapaj: Nuk jemi kundër tregtarëve të naftës, nuk duam falimentimin e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Protestat, Lapaj: Nuk jemi kundër tregtarëve të naftës, nuk

Adriatik Lapaj, përfaqesues i protestuesve që kanë dalë kundër rritjes së çmimeve të shportës dhe karburanteve u shpreh sonte në “Open”, se ata nuk janë kundër biznesit dhe nuk duan falimentimin e tyre.

Ai tha se fajin për situatën dhe rritjen e çmimeve e ka qeveria, jo sipërmarrësit.

Lapaj shtoi se ajo cfarë kërkon ai është një formulë transparente për vendosjen e çmimeve.

Përfaqesuesi i protestuesve deklaroi se askujt nuk i intereson falimentimi i tregtarëve të naftës.

Lapaj tha se nuk mundet që qeveria të rrisë fitimet nga taksat që merr, në këto kohë krize.

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, tha se prej ditës së parë kur nisi lufta në Ukrainë, ata nuk janë me fitim. Madje ka pasur disa ditë kur kanë qënë me humbje.

Aliaj u shpreh se çmimi nuk caktohet nga ata, apo me keq nuk mund të përcaktohet nga qeveria. Por, çmimi varet vetëm nga bursa dhe luhatjet e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu