Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Protestat kundër Vuçiç, demonstruesit hyjnë brenda ndërtesës së transmetuesit publik serb (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

63d5cf3a312e57a2ba027b45d86ac016

Vazhdojnë prej disa javësh protestat masive anti-qeveritare në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, kundër regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiç.

Demonstruesit serb anti-qeveritar kanë mësyrë në godinën e transmetuesit publik serb RTS mbrëmjen e sotme dhe kanë ‘pushtuar’ katin e parë të ndërtesës sipas mediave serbe.

Raportohet se Forcat Speciale serbe kanë mbërritur në transmetuesin publik serb RTS, aty ku turma e protestuesve kanë hyrë brenda ndërtesës së televizionit shtetëror.

Mediat serbe raportojnë se turma e protestuesve është shpërndarë në disa kate të ndërtesës së transmetuesit publik serb RTS, por deri tani asnjë incident nuk është raportuar.

Beogradi dhe qytete tjera të Serbisë janë pushtuar nga protestat, ku qytetarët e akuzojnë presidentin Vuçiç për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave, si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve të tij politikë. 

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img