Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

‘Protestat e vetmja rrugë për largimin e Ramës’, Berisha: Do të ketë të njëjtin fund si presidenti bolivian Morales

spot_img

Lajme të ngjashëm

6ef5db0bfa77ba111be0523d2776cea0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama do të largohet nga pushteti vetëm nëse opozita dhe populli do të ngrihen sërish në protestë.

Në një intervistë të dhënë për gazetën kosovare ‘Bota Sot’, ish-kryeministri Berisha ka theksuar se opozita duhet të kthehet sa më shpejt në rrugë sepse në të kundërt e ka të humbur luftën ndaj Ramës. Berisha paralajmëroi gjithashtu kryeministrin Rama se do ta priste i njëjti fat si i presidentit të Bolivisë, Evo Moralesit.

‘Edvin Kristaq Zografi largohet nga pushteti vetëm me protesta. Mendoj se çdo ditë që opozita dhe shqiptarët nuk janë në protestë, është ditë e humbur për ta. Fati i Moralesit të Bolivisë, paketimi i tij në Beograd siç paketuan kreun e tyre te Meduzës bolivianët, duhet të presë Edvin Kristaq Zografin një ditë e më parë!’, ka deklaruar ish-kryeminstrit Sali Berisha.

Evo Morales u zgjodh president në Bolivi, por pas zgjedhjeve në vend shpërthyen protestat. Njerëzit kërkonin largimin e tij sepse sipas tyre, procesi elektoral ishte manipuluar.

Pas disa ditësh kryengritje, Morales u detyrua të dorëhiqej me kërkesë të ushtrisë për të vendosur paqen në vend, ndërsa më pas kërkoi azil politik në Meksikë sepse i rrezikohej jeta. Sipas Berishës, edhe fundi i Edi Ramës duhet të jetë i njëjtë.

sala.jpg

Ish kryeministri Sali Berisha 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img