Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Protestat e dhunshme sjellin pasoja për Trump, jep dorëheqjen Sekretarja e Transportit Elanie Chao, anëtarja e parë e Kabinetit që largohet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9c02b43b8ef0dca34eda3d4179541bad

Sekretarja e Transportit në SHBA, Elaine Chao ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme për shkak të protestave të dhunshme që ndodhën në Kapitol ditën e djeshme.

Chao është gruaja e Udhëheqësit të Shumicës së Senatit Mitch McConnell i Kentucky-t, ndërkohë që bëhet anëtarja e parë e Kabinetit Trump që largohet nga detyra.

Lajmi për dorëheqjen e saj erdhi pasi disa zyrtarë të tjerë të administratës Trump u larguan nga detyra pas trazirave të djeshme.

“Dje vendi ynë përjetoi një ngjarje traumatike dhe plotësisht të shmangshme, pasi mbështetësit e Presidentit sulmuan ndërtesën e Kapitolit pas një tubimi që u drejtua nga ai. Siç jam e sigurt se si edhe shumë prej jush, kjo më ka shqetësuar thellë në një mënyrë që thjesht nuk mund ta lë mënjanë,” tha Chao.

Më herët, Tyler Goodspeed, kryetari i përkohshëm i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë dha dorëheqjen për të njëjtën arsye.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img