Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Protestat e dhunshme për vdekjen e Floyd, mbi 200 të arrestuar brenda natës në New York

spot_img

Lajme të ngjashëm

6f202d586442a4b63144cf947562d9d4

Policia e New Yorkut ka arrestuar më shumë se 200 protestues në të gjithë qytetin.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme protestat kanë qenë më paqësore krahasuar me atë të ditës së hënë.

Protestuesit kanë dalë në rrugë me slogane “Black Lives Matter” si dhe slogane të tjera anti-racizmit dhe dhunës policore.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u bëri thirrje ditën e djeshme guvernatorëve për të angazhuar Gardën Kombëtare që të shpërbëjnë protestën.

Kujtojmë që kjo është dita e tetë e protestës për afrikano-amerikanin, George Floyd, 46 vjeç, i cili  vdiq javën e kaluar.

Disa video të publikuara treguan se si një polic, gjatë arrestimit të George Floyd, ushtroi mbi të dhunë duke i mbajtur gjurin në qafë ndërsa Floyd dëgjohej duke bërtitur “nuk mund të marr frymë”

Më shumë

spot_img