Hapësire reklamuese

Bota

Protestat e dhunshme për vdekjen e Floyd, mbi 200 të arrestuar brenda natës në New York

Shkruar nga Newsbomb

Policia e New Yorkut ka arrestuar më shumë se 200 protestues në të gjithë qytetin.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme protestat kanë qenë më paqësore krahasuar me atë të ditës së hënë.

Protestuesit kanë dalë në rrugë me slogane “Black Lives Matter” si dhe slogane të tjera anti-racizmit dhe dhunës policore.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u bëri thirrje ditën e djeshme guvernatorëve për të angazhuar Gardën Kombëtare që të shpërbëjnë protestën.

Kujtojmë që kjo është dita e tetë e protestës për afrikano-amerikanin, George Floyd, 46 vjeç, i cili  vdiq javën e kaluar.

Disa video të publikuara treguan se si një polic, gjatë arrestimit të George Floyd, ushtroi mbi të dhunë duke i mbajtur gjurin në qafë ndërsa Floyd dëgjohej duke bërtitur "nuk mund të marr frymë"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese