Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
23 %
3.6kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Protestat e banorëve të Qafzezit, reagon Erion ISAI: Pretendimet e tyre të pavërteta, rikonstruksioni ka nisur (DEKLARATA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

7234de142111191df1669ee3635f268e

Kryebashkiaku I Kolonjës Erion Isai reagoi për protestat e banorëve të Qafzezit, të cilët akuzojnë bashkinë se po kryen rikonstruksione selektive në banesat e dëmtuara nga tërmetet.

Isai u shpreh se pretendimet e banorëve të Qafzezit janë të pavërteta, teksa ka filluar puna për ndërtimin nga e para të 2 prej 4 banesave të dëmtuara. Në bilancin e paraqitur nga Isai, thuhet se 20 banesa do të rikonstruktohen, ndërsa premtoi që banorët do të marrin statusin e të pastrehit.

‘’Pretendimet e banorëve janë të padrejta, puna ka nisur. 2 nga 4 banesat e dëmtuara do të ndërtohen nga e para. Kurse, familjet e 246 banesave të dëmtuara lehtë do të dëmshpërblehen. Banorët do të marrin statusin e të pastrehurit’’, përfundon kryebashkiaku i Kolonjës për protestat e banorëve të Qafzezit.

LEXO MË SHUMË: Dëmet nga tërmetet, banorët e Qafëzezit protestë në Korçë: Punimet janë selektive dhe partiake…

Më shumë

spot_img