Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

‘Protestat do jenë të papërballueshme’, Ervin Salianji flet për ‘dorën e shtrirë’ të Ramës: Sa herë ka hall bën sikur…

spot_img

Lajme të ngjashëm

5bc919f8102991067122dfe7e3f0ef74

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar se opozita do të nisë protestat dhe do të jenë më masive.

I ftuar në studion e News 24, Salianji ka theksuar se strategjia ‘Rama ik’ nuk ka ndryshuar dhe se protestat do të jenë të papërballueshme.

‘Ne do të jemi kudo me protestat, do jenë masive dhe të papërbllueshme. Padiskutim jemi në të njëjtën strategji’ tha ai.

I pyetur më tej për deklaratën e Ramës ditën e sotme për ‘dorën e shtrirë’, Salianji e cilësoi si hipokrizi.

‘Është një hipokrizi. Ai është kapur në vjedhje, tani nuk kthen ato që ka vjedhur, dhe tani thotë më falni për ato që kam bërë dhe të shkojmë te ato tjerat se nuk do vjedhim.

Sa herë ka hall bën sikur ka dorë të shtrirë. Por në fakt është e kundërta e asaj që bën publikisht. Rama tjetër thotë dhe tjetër bën. Me Edi Ramën, me kapjen që i ka bërë sistemit nuk ka zbatim të ligjit’, tha demokrati.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img