Hapësire reklamuese

Bota

Protestat bëjnë ndryshimin, Irani SHFUQIZON policinë morale

Shkruar nga Newsbomb
Protestat bëjnë ndryshimin, Irani SHFUQIZON policinë morale

Protestat e dhunshme në Iran, duket se po sjell edhe ndyrshimet e para.

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri njoftoi heqjen e policisë së moralit nga autoritetet përkatëse.

“Policia morale nuk ka asnjë lidhje me gjyqësorin dhe është shfuqizuar nga autoritetet që e kanë krijuar atë”, tha Montazeri.

E ndërsa është shfuqizuar policia morale, pak më herët është njoftuar se Gjykata ka kërkuar që Parlamenti të rishikojëligjin për shaminë e detyrueshme.

Autoriteet në Iran i kërkuan gjyqësorit dhe parlamentit të rishikojnë një ligj të vitit 1983 për përdorimin e detyrueshëm të shamisë për të gjetur një rrugëdalje nga lëvizja protestuese që ka shpërthyer prej më shumë se dy muajsh në vend.

Irani është përballur me protesta të përditshme që nga vdekja e 16 shtatorit të Mahsha Amini, një vazjë kurde 22-vjeçare, e cila u dhunua për vdekje nga policia e moralit për mosmbajtjen e duhur të shamisë.

Që atëherë, gratë iraniane kanë dalë në rrugë dhe disa kanë hequr ose djegur shamitë e tyre në publik.

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri tha se parlamenti dhe autoritetet gjyqësore po punojnë për çështjen e shamisë të detyrueshme, pa specifikuar nëse legjislacioni mund të ndryshohet.

Sondazh

Poll