Politika ka qenë në fokus të zhvillimeve mediatike dhe publike përgjatë vitit 2023. Zgjedhje lokale, arrestime të bujshme të politikanëve dhe personave të lidhur me ta, hetime për zyrtarë të lartë të mazhorancës dhe një Parti Demokaratike e fragmentarizuar.
Newsbomb.al sjell për të gjithë lexuesit një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme që shënjuan këtë vit, por që me sigurisht do të kenë impaktin e tyre edhe në vitin e ri 2024. Më poshtë, ngjarjet që ne kemi përzgjedhur si më të bujshmet e 2023-shit:
Vitit 2023 nisi me një ngjarje të bujshme përtej Atlantikut që u kthye në kryefjalë të lajmeve të ditës në aktualitetin dhe politikën shqiptare. Charles McGonigal, ish-shefi i Kundërzbulimit të FBI akuzohej se kishte bashkëpunuar me oligarkët rusë të sanksionuar nga SHBA, si dhe kishte marrë para nga ish-agjenti shqiptar Agron Neza.
Opozita akuzoi kryeministrin Edi Rama se e kishte përdorur "mikun e tij amerikan" për sulmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe shpallur non-grata të ish-kryeministrin Sali Berisha. Pak ditë më parë, ish-shefi i FBI u dënua me 4 vite burg në Amerikë, kurse në Shqipëri po hetohet nga SPAK.
[caption id="attachment_766312" align="alignnone" width="1223"] Ish-shefi i FBI, Charles McGonigal[/caption]
Kjo ngjare ishte në qendër të diskursit të opozitës, saqë më 11 Shkurt dy aleatët Sali Berisha dhe Ilir Meta mbajtën protestën e parë kombëtare. Analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike e cilësuan atë si një dështim pasi nuk u mblodhën më shumë se 10 mijë qytetarë e mbështetës.
Prej asaj dite, u zhvilluan disa tubime të tjera deri në ditët e fundit të Dhjetorit 2023, por numri i mbështetësve ka qenë në proporcion të zhdrejtë me numrin në rritje protestave. Mbështetësit e Sali Berishës dhe Ilir Metës janë tkurrur muaj pas muaji. Kjo, dhe për shkak të fragmentarizimit të forcës më të madhe opozitare, por edhe kryesisht atyre që janë parë si kauza personale të Berishës.
[caption id="attachment_771760" align="alignnone" width="705"] Pamje ajrore nga protesta e 11 Shkurtit 2023, ne Tirane[/caption]
Lajmi i paradites së 22 Shkurtit ishte vërtet befasues për mediat dhe opinionin publik. Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u pa të hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas aludimeve për muaj me radhë se ndaj tij dhe bashkëshortes Monika Kryemadhi ishte regjistruar kallëzim penal.
Kjo paraqitje e Ilir Metës në SPAK rriti besimin e qytetarëve në organin e ri të drejtësisë dhe kreun e sapozgjedhur të tij. Altin Dumani kishte vetëm dy muaj që kishte marrë detyrën dhe thirrja e Ilir Metës në zyrat e SPAK, siç u provua dhe muaj më radhë më pas, tregoi se ai ishte njeriu që do të nxirrte para akuzës "peshqit e mëdhenj".
Aktualisht hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta vazhdojnë dhe njëkohësisht, Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar dhe pasuritë e bashkëshortes së tij, politikanes Monika Kryemadhi.
[caption id="attachment_675082" align="alignnone" width="975"] Ilir Meta duke shkuar ne godinen e SPAK[/caption]
Pa u bërë ende një muaj nga paraqitja e Ilir Metës në SPAK, organi më i lartë i akuzës në Shqipëri njoftoi prangosjen e Lefter Allës dhe 12 zyrtarëve të tjerë të Bashkisë së Bulqizës. Kryebashkiaku socialist dhe vartësit e tij akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
Mazhoranca mori një goditje në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, duke i detyruar strukturat e Partisë Socialiste të angazhoheshin sa më shpejt për gjetjen e një emri dhe kandidati potencial për Bulqizën. Zgjedhjet u mbajtën dhe të majtët e fituan përsëri Bulqizën.
[caption id="attachment_681943" align="alignnone" width="658"] Kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla[/caption]
Teksa vendi kishte hyrë në orët e fundit përpara se shqiptarë t'i drejtoheshin kutive të votimit, Policia e Vlorës njoftoi prangosjen në kushtet e flagrancës të Fredi Belerit. Kandidati i opozitës akuzohet për blerje votash dhe pas tetë muajsh ndodhet ende në qeli.
KQZ i ka dhënë mandatin, por ai nuk mund të betohet për të marrë detyrën, për shkak se Gjykata e Posaçme nuk e lejon të bëjë betimin. Vendimi ka ndezur një krisje në marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë, me këtë të fundit që ka kërcënuar se do bllokojë rrugën e integrimit nëse Fredi Beleri nuk betohet.
[caption id="attachment_699821" align="alignnone" width="748"] Momenti i prangosjes në lokal i Fredi Belerit[/caption]
Zgjedhjet e 14 Majit u mbajtën dhe dominoi një atmosferë e qetë në të gjithë vendin, me incidente të izoluara në zona të caktuara. Partia Socialiste arriti të siguronte votat dhe rrjedhimisht shumicën e bashkive në rang republike.
Plot 53 bashki u fituan nga të majtët dhe vetëm 7 nga Partia Demokratike. Bashkia e Finiqit u fitua nga Mega e minoritetit, por që kishte mbështetjen e Partisë Socialiste. Opozita mori për herë të disatë një tjetër goditje të fortë nga qytetarët dhe elektorati i vetë.
Enkelejd Alibeaj u detyrua të jepte dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike zyrtare, pasi nuk kishte pranuar dialogun me grupimin e Sali Berishës dhe në shumë bashki, kandidatët e djathtë veç betejës me socialistët, garuan dhe e njëri-tjetrin.
[caption id="attachment_771766" align="aligncenter" width="446"] Partia Socialiste fitoi 53 bashki ne zgjedhjet e 14 Majit, Opozita vetem 7[/caption]
Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe një ndër njerëzit më me ndikim në Partinë Socialiste të këtij qarku, do ta shikonte veten në një situatë të vështirë dhe pas hekurave të qelisë rreth një muaj nga zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ai akuzohet për një leje ndërtimi për një pallat që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019.
Prej muajsh, Dako ndodhet në qelitë e paraburgimit dhe vazhdon betejën me drejtësinë përmes avokatëve të tij, duke kërkuar lirinë. Ish-kryebashkiaku mohon akuzat për lejen e ndërtimit dhe tenderin e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare të Durrësit.
[caption id="attachment_708370" align="alignnone" width="947"] Politikani Vangjush Dako, ne dhomen e izoluar te Gjykates[/caption]
Opinioni publik u shokua më datë 16 Qershor kur një video që qarkullonte me shpejtësi në celularët e gazetarëve e më pas çdo qytetari, solli dorëheqjen e Safet Gjicit. Kryetari i bashkisë i zgjedhur më pak se një muaj nga dalja e skandalit, u detyrua të dorëhiqej. Aktualisht, Gjici është në burg dhe SPAK e akuzon atë për favorizim me tendera, bashkë me shtetasen që i bëri video-përgjimin.
Kjo ngjarje ndikoi negativisht në imazhin e Partisë Socialiste, pasi vinte një muaj pas zgjedhjeve të 14 Majit që u cilësuan si sukses. Megjithatë, zgjedhjet në Qarkun e Kukësit u ripërsëritën dhe socialistët i besuan përsëri kandidatit të tyre, Albert Halilaj.
[caption id="attachment_710872" align="alignnone" width="640"] Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma K. në zyrë[/caption]
Qershori u shënjua dhe nga një tjetër ngjarje e rëndësishme. Yuri Kim, diplomatja e lartë amerikane që u përfshi aq shumë në politikën dhe aktualitetin shqiptar, përfundoi mandatin e saj tre vjeçar dhe u largua më 27 Qershor nga Tirana.
"Me krenari them që vizitova të 61 komunat dhe takova mijëra shqiptarë, të cilët më përshëndetën me bukë, kripë dhe zemër të hapur", shkroi Yuri Kim. Ajo është ndër diplomatet që është akuzuar më shumë nga politika, kryesisht opozita, për qëndrimin stoik përballë sulmeve teksa prezantonte vendimet e Shteteve të Bashkuara.
Pasuesi i saj, ambasadori i ri David Kostelançik është emëruar por nuk ka mbërritur ende në Shqipëri. Aktualisht selia diplomatike e Amerikës në Tiranë drejtohet nga një I Ngarkuar me Punë.
[caption id="attachment_713594" align="alignnone" width="840"] Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim[/caption]
Por në periudhën që Yuri Kim u largua, një mik i madh i shqiptarëve erdhi në Tiranë. Presidenti Bill Clinton ju përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama për të ardhur në kryeqytetin e Shqipërisë, në një vizitë historike që u zhvillua me ceremoni të lartë shtetërore.
Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ndodhen i janë mirënjohës administratës Clinton për fushatën 78 ditore të NATO-s, e cila i dha fund konfliktit të përgjakshëm me Serbinë. Që nga ajo kohë, Kosova nisi rrugën e saj drejt Pavarësisë që e fitoi zyrtarisht më 17 Shkurt 2008.
[caption id="attachment_715778" align="alignnone" width="1176"] Foto e publikuar nga ambasada e SHBA: Rama duke takuar Bill Clinton[/caption]
Ngjarjet që në njëfarë mënyrë do të "njollosnin" Partinë Socialiste do të mbaronin me kaq, por zgjatën ashtu si vera përvëluese e 2023-shit. Deputeti Rrahman Rraja u detyrua të jeptë dorëheqjen për shkak se vëllezërit dhe familjarë të tjerë të afërm të tij u përfshinë në një ngjarje të dhunshme. Ata rrahën barbarisht dy kushërinj që ishin ankuar për shpërthimet e gurores së fisit Rraja pranë shtëpive të tyre.
Pamjet e publikuara në media shkaktuan një indinjatë të madhe te qytetarët dhe vetë zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste. Kjo nuk ishte hera e parë që familjarë të deputetit përfshiheshin në incidente, por dhuna e Fushë Krujës këtë herë e kishte kthyer përmbys kupën. Edi Rama u detyrua të shkarkonte nga detyra ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, kurse Komisariati i Policisë së Krujës u shkri.
Posti i ministrit ju besua një politikani karriere si Taulant Balla, i cili e nisi punën me forcimin e rolit të Policisë së Shtetit në komunitet, si e vetmja mënyrë për të rritur besimin te qytetarët. Kjo, pasi ngjarja e Fushë Krujës nxori në pah se para se Policia të vepronte, kishte njoftuar familjarët e deputetit për ankesën që ishte bërë ndaj tyre.
[caption id="attachment_717028" align="alignnone" width="1920"] Momenti kur fisi Rraja dhunonin kusherinjte Maja[/caption]
Lejimi i arrestimit të ish-ministrit Arben Ahmetaj ishte kryetemë e gjithë lajmeve të verës dhe vjeshtës. Me mënyra që ai zgjodhi për t'i shpëtuar drejtësisë ishte edhe më e bujshme. Ish-numri dy i qeverisë shqiptare u largua në këmbë nga dogana e Kakavijës, ndërkohë që SPAK kishte çuar në Kuvend kërkesën për arrestim.
Kur aporvimi u dha, Arben Ahmetaj ishte mijëra kilometra larg Shqipërisë dhe sot vendndodhja e sigurt nuk dihet ende, mes aludimeve se është në Britaninë e Madhe, Kanada apo dhe në Amerikën Latine. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën për aferat e inceneratorëve.
[caption id="attachment_718318" align="alignnone" width="1856"] Arben Ahmetaj ne Kakavije, me 7 korrik, sipas gazetarit Artan Hoxha/ ©Publikuar ne Opinion, Tv Klan[/caption]
Në një kohë kur politika e ditës ishte mbushur me arrestime dhe frikën se kush e kishte radhën, Lulzim Basha u rikthye pas muajsh "pushime" për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve të ditës. Ai shpalli kandidaturën për të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike dhe në fund të Korrikut 2023 u votëbesua.
Gara u kontestua nga demokratët, tashmë të përçarë në disa grupime, pasi kritikët e Lulzim Basha u spastruan para se ai t'i futej betejës për të marrë drejtimin e forcës politike që e çoi pnga humbja në humbje në disa fushata.
[caption id="attachment_711780" align="alignnone" width="1085"] Politikani Lulzim Basha[/caption]
Vjeshta erdhi shpejt, por ngjarjet që ajo prodhoi ishin dhe edhe më përvëluese sesa ato të verës. Edi Rama i kishte parë në heshtje ngjarjet e verës dhe e dinte mirë se përballja e njerëzve të tij me drejtësinë nuk do të mbyllej vetëm me Arben Ahmetaj, ndaj u detyrua të formatonte kabinetin në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Numri dy i kësaj force politike, Damian Gjiknuri u shkarkua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm mes aludimeve dhe raporteve mediatike se do të përballej shumë shpejt me SPAK. Në vend të tij, u emërua Blendi Klosi. Olta Xhaçka u shkarkua gjithashtu mes të njëjta aludimeve dhe vendine saj e zuri diplomati Igli Hasani.
[caption id="attachment_771776" align="aligncenter" width="507"] Asambleja e Partise Socialiste, flet Edi Rama[/caption]
Frida Krifca u largua po për të njëjtat arsye nga posti si Ministre e Bujqësisë dhe në kabinet u rikthye Anila Denaj. Ndryshimet prekën dhe Arsimin, Evis Kushi u largua papritur dhe mbeti pa post, sepse në krye të Ministrisë erdhi Ogerta Manastirliu.
Ervin Mete mori në dorë Financat dhe Ekonominë, kurse Anila Denaj zuri vendin e Edona Bilalit, te Ministria për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Albana Koçiu u katapultua nga administrata në postin e Ministres së Shëndetësisë, pasi ky vend kishte mbetur bosh nga ikja e Manastirliut.
[caption id="attachment_771777" align="alignnone" width="1600"] Ministri Arbi Mazniku[/caption]
Edi Rama vendosi të krijonte dhe një ministri të re, të cilën ja besoi Arbjan Maznikut. Numri dy i Bashkisë së Tiranës dhe një ndër njerëzit më të afërt të Erion Veliaj u largua nga godina kryebashkiake, mes raporteve se kryeministri e mori pranë vetes për ta shpëtuar nga "fotuna" që do të godiste Bashkinë e Tiranës.
Në rastin e fundit, aludimet dhe raportet e pakonfirmuara duket se qëlluan në shenjë. Prokuroria e Posaçme kishte sekuestruar inceneratorin e Tiranës dhe në një fazë gjatë hetimeve lëshoi 15 urdhër-arreste për zyrtarët e tenderave në Ministrinë e Mjedisit, duke njoftuar akuza të reja për titullarin Lefter Koka, por dhe në Bashkinë e Tiranës.
[caption id="attachment_764208" align="alignnone" width="1243"] Erion Veliaj dhe Taulant Tushe - Kongresi i PS[/caption]
Ishte hera e parë që hetimet përfshinin dhe institucionin e drejtuar nga Erion Veliaj. Një nga njerëzit e tij më të afërt, drejtori Taulant Tusha u arrestua dhe pas më shumë se një muaji ndodhet në qelitë e paraburgimit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës për djegësin e kryeqytetit.
Më 16 Tetor 2023, Tirana mirëpriti Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit. Krerët e vendeve më të rëndësishme të Evropës dhe ata rajonalë u mblodhën për herë të parë në kryeqytetin e Shqipërisë, në ngjarje që u trajtua si historike për shkak se një Samit dilte për herë të parë nga Evropa dhe po ashtu, për herë të parë mbahej në një vend të Ballkanit.
Njëzëri, liderët e vendeve evropiane kërkuan që procesi i integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit tonë të përshpejtohej. Në fokus ishin dhe disa çështje në lidhje me integrimin e rajonit në tregun unik, bashkëpunimin rajonal, mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor. Samiti u duk se krijoji dhe një "paqe" në politikën e ditës në Shqipëri, por kjo qetësi ishte e rreme.
[caption id="attachment_746212" align="alignnone" width="1600"] Fotoja familjare e Procesit te Samitit te Berlinit qe tregon prezencen dhe me pas largimin e kryeministres serbe[/caption]
Pa u bërë një javë nga mikpritja e më të mëdhenjve të Evropës në mes të Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme njoftoi arrestimin e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, vetë ish-kryeministrin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ngjarja shkaktoi "tërmet" në selinë blu.
Sali Berisha mbajti një konferencë urgjente në mbrëmje dhe akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama dhe Prokurorinë e Posaçme, se po tentonin t'i mbyllin gojën opozitës. Prej asaj dite, grupimi i demokratëve i drejtuar nga Sali Berisha ka përshkallëzuar aksionin opozitar në Kuvend, duke pamundësuar zhvillimin normal të punimeve.
[caption id="attachment_564001" align="alignnone" width="780"] Dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi[/caption]
Një një kohë kur aktualiteti politik në Shqipëri ishte "i mbytur" nga hetimet për Sali Berishën e dhëndrin e tij dhe aksionin opozitar që grupimi i tij kishte nisur, mediat italiane raportuan për një marrëveshje të papritur mes Tiranës dhe Romës zyrtare për të pritur mijëra emigrantë që shpëtohen në Mesdhe.
Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni firmosën për ngritjen e dy kampeve të pritjes në Shëngjin, për strehimin e mijëra emigrantëve që do të kapen nga autoritetet në ujërat italiane, por Gjykata Kushtetuese në Shqipëri e ka bllokuar votimin dhe implementimin e saj, pas një akimimi të bërë nga opozita.
[caption id="attachment_771781" align="alignnone" width="1280"] Edi Rama dhe Giorgia Meloni[/caption]
Vulën zhvillimeve të bujshme të ndërthurura mes politikës dhe drejtësisë do t'ia vinte marrja e pandehur e ish-ministrit dhe zyrtarit të lartë të Partisë Socialiste, Ilir Beqaj. Ky i fundit akuzohet për koncesionin e sterilizimit dhe disa hetime të reja që kanë nisur, për lidhje të dyshuara me kompani farmaceutike që kanë marrë dhjetëra tendera gjatë "epokës" së tij në ministri, dhe më pas.
Po ashtu, Ilir Beqaj po hetohet dhe për fondet evropiane që kanë mbërritur në Tiranë, gjatë periudhës që ai ishte i emëruar koordinator për menaxhimin e fondeve me BE. Kur u mor i pandehur, zyrtari i lartë socialist dha dorëheqjen dhe dje teksa doli nga SPAK pranoi se i është kontrolluar shtëpia. Celulari dhe kompjuteri personal i janë sekuestruar gjithashtu.
[caption id="attachment_771514" align="alignnone" width="1181"] Ilir Beqaj dhe Edi Rama (arkive)[/caption]
//NEWSBOMB.AL