Hapësire reklamuese

Politikë

Protesta te Kryesia e Kuvendit, Rama detyrohet të gjejë hyrje tjetër për t’u takuar me Metën

Shkruar nga Newsbomb

Biznesmenë të shoqatës së ricikluesve ishin mbledhur te Kryesia e Kuvendit për ligjin e mbetjeve, ndërkohë që kryeministri Edi Rama duhej të hynte në godinë për t’u takuar me Ilir Metën.

Mësohet se kryeministri ka hyrë në Kuvend nëpërmjet derës kryesore dhe jo nga pas siç bën zakonisht, ndërsa nuk ka komentuar protestën apo çështje të tjera.

“Prej disa muajsh jemi akuzuar se duan të sjellin plehrat në këtë vend dhe kjo është bërë objekt i madh politik. Ne jemi këtu për të treguar se jemi këtu sepse e duam këtë vend. Ne çdo ditë largojë tonelata mbetjesh që nuk janë plehra sepse ne I kthejmë në mall dhe nuk janë plehra. Ne prodhojmë çdo ditë mall që e eksportojmë atë edhe në vendet e BE-së” tha një prej protestuesve duke kërkuar miratimin e ligjit të importit të plehrave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu