Protesta të dhunshme në Ukrainë, përleshje mes policisë dhe qytetarëve

Publikuar tek: bota, më 07:12 17-01-2018 Protesta të dhunshme në Ukrainë, përleshje mes policisë dhe qytetarëve

Policia dhe protestuesit janë përleshur afër Parlamentit të Ukrainës, ku pritej të shqyrtohej legjislacioni për “integrimin e rajoneve", që janë nën kontroll të separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Përleshjet filluan pasi protestuesit ndezën goma dhe idogjën flamurin e Rusisë, afër ndërtesës së parlamentit, si dhe një tende, e cila ishte ngritur nga protestuesit kundër qeverisë gjatë vitit të kaluar.

Policia dhe zjarrfikësit e shuan zjarrin dhe i hodhën gomat e djegura nga tenda e protestuesve.

Policia përdori spraj kimik gjatë konfrontimit me protestues.

Policia e kryeqytetit Kiev më herët ka njoftuar se i kishte vendosur më shumë se 3,800 policë afër ndërtesave të qeverisë dhe parlamentit, para se të fillonte debati në parlament për këtë legjislacion, shkruan rel. 

Demonstruesit duan që ligjvënësit me të shpejtë ta miratojnë këtë legjislacion për “ri-integrim”, ku përfshihet edhe fjalia se Rusia është agresore.

Rusia i mbështet searatistët, që i kanë nën kontroll pjesë të rajoneve Luhansk dhe Donjeck, në pjesën lindore të Ukainës, prej vitit 2014.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat për terrorizëm, Turqia dënon me burg 5 gazetarë
»
Article Logic
Execution time: 0.01118803024292
array(1) { ["section"]=> string(76) "protesta-te-dhunshme-ne-ukraine-perleshje-mes-policise-dhe-qytetareve-106843" }