Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Protesta të dhunshme në Shkup, opozita kundërshton propozimin francez për hapjen e negociatave (PAMJET)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Protesta të dhunshme janë duke u zhvilluar në Shkup, në Maqedoninë e Veriut. Partitë opozitare kanë organizuar tubime për të dytën ditë dhe para Parlamentit bëjnë thirrje që të mos pranohet propozimi francez për hapjen e negociatave.

Mediat në Shkup bëjnë me dije se para Parlamentit është parë dhe një ambulancë, sepse është plagosur një efektiv i Njësisë Speciale. Turma e qytetarëve ka qëlluar me sende të forta në drejtim të kordonit policor që ishte vendosur për të mbrojtur godinën e Kuvendit.

Policia po arreston disa nga protestuesit që tentojnë të kryejnë akte dhunë, ndërsa pjesa tjetër e tyre qëndron në rrugë, pak më larg oborrit të Parlamentit. Herë pas herë vërehen lëvizje dhe tentativa në drejtim të kordonit policor.

Disa nga udhëheqësit e protestës kanë mbajtur fjalime, ndërsa qytetarët që u janë bashkuar kanë brohoritur duke kërkuar dorëheqjen e Bujar Osmanit dhe të qeverisë. Protestës para Parlamentit i është bashkuar edhe kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Kristjan Mickovski.


Propozimi francez garanton një proces dialogu mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pasi kjo e fundit vendosi të hiqte veton në procesin e hapjes së negociatave. Vetoja bullgare prej dy vitesh ka bllokuar dhe Shqipërinë, pasi blloku evropian ka vendosur që dy vendet të vazhdojnë të pandarë në rrugën drejt BE.

Kryeministri Edi Rama javën e kaluar u ka bërë thirrje politikanëve në Maqedoninë e Veriut që të pranojnë propozimin francez pasi është përfundimtari. Në të kundërt, ai është shprehur se Tirana do të kërkojë ndarjen nga Shkupi, për të mos mbetur më peng i mosmarrëveshjeve të brendshme atje por dhe me Bullgarinë.


Propozimi francez vijon të kundërshtohet nga opozita maqedonase e cila tashmë për ditë me radhë proteston para godinës së Qeverisë ku edhe sot qindra qytetarë edhe pse koha me shi nuk i ndaloi ata që fillimisht janë mbledhur para Qeverisë, e prej andej para Ministrisë së Jashtme, e në fund në Kuvend. Ata kanë dalë në rrugë me moton “Ultimatum – JO faleminderit” “jo bullgarizim”.

Sot në Shkup është mbajtur takimi i Kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michelme Presidentin e vendit Stevo Pendarovski, me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me Kordinatorët e grupeve parlamentare, ku është diskutuar për propozimin francez. Edhe disa liderë evropianë i kanë kërkuar Maqedonisë së Veriut të pranojë propozimin në fjalë dhe të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Më shumë


spot_img








spot_img