Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PROTESTA te Bujqësori/ Rektori bllokon kryebashkiakun Erion Veliaj

Shkruar nga Newsbomb
PROTESTA te Bujqësori/ Rektori bllokon kryebashkiakun Erion Veliaj
Erion Veliaj, Bahri Musabelliu

Prej tre ditësh një grup pedagogësh dhe studentësh protestojnë në Universitetin e Bujqësorit duke ngritur akuza se brenda kampusit kanë filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të re publike nga bashkia e Tiranës, shkruan Newsbomb.al.

Mirëpo, lidhur me këtë ka reaguar vetë kryebashkiaku Erion Veliaj. Sipas tij shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të ngrihet mbi një tokë private e cila është shpronësuar nga Bashkia e Tiranës për të plotësuar nevojat jetike të këtij komuniteti.

Ndërkohë, nga ana tjetër kundër ndërtimit të kësaj shkolle është edhe rektori i UBT, Bahri Musabelliu. Kujtojmë se rektori është mbështetës i LSI-së.

Ndërsa pak muaj më parë Musabelliu u akuzua se mbështeste Partinë Socialiste pasi priti në takim me studentët kryeministrin Rama.

Prej ditësh tashmë janë bllokuar punimet që do të nisnin për ndërtimin e shkollës. Përfaquesit e universietit pretendojnë se shkolla duhet të ndërtohej 100 metra më larg, pasi cënon territon e  universitetit. Sipas tyre në atë territor është planifikuar të ndërtohet një fakultet i ri, por nuk është ndërtuar për shkak se trualli kishte pronarë.

Ndërkohë, nga ana tjetër bashkia pretendon se në vitin 2008 me Vendimi të Këshillit të Ministrave pronarët e truallit janë dëmshpërblyer duke ia kaluar bashkisë së Tiranës truallin.

Mirëpo, projekti i ndërtimit të shkollës bie ndesh edhe me planin e universitetit për të moderanizuar fidanishten, ku edhe zhvillohen praktikat studentore, shkruan Newsbomb.al. 

Pikërisht në këtë fidanishte ka nisur ndërtimi i shkollës së re. Kjo ka sjellë edhe përplasjen e universitetit me bashkinë.  

Ndërsa punimet janë bllokuar dhe në vendngjarje ka prezencë të forcave të policisë, pasi studentët kanë tentuar disa hërë ditën e sotme të shembin murin metalik që ndan universitetin me territorin ku kanë nisur punimet. 

Më poshtë plani i shkollës që do ndërtohet:

k2-1 (2).jpg

k3-1 (1).jpg

k2-1_1.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll