Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Protesta te Astiri, gazetarja vë me ‘shpatulla pas murit’ Lulzim Bashën

spot_img

Lajme të ngjashëm

f119d7c794a0a718e460a6210b63a973

Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të zonës së Astirit në ditën e 32 të tyre.

 

Basha është pyetur nga gazetarët edhe për legalizimet që janë dhënë në 2013 në Unazën e Re nga Partia Demokratike ku ai po proteston sot.

Basha iu shmang pyetjes duke vazhduar dhe akuzuar se në këtë projekt janë përfshirë hajdutë, të cilët po vjedhin.

‘Këtu po harxhohen 48 milionë euro. Në këtë vjedhje janë përfshirë një grup hajdutësh. Edhe mediat e kanë faktuar. Gjithçka prej fillimit që ne kemi denoncuar është e vërtetë’, tha ndër të tjera Basha.

Kujtojmë këtu edhe fjalën e kryeministrit Rama para disa ditësh ku ai tha se si qeveria Berisha në fund të mandatit të saj në 2013 ka dhënë 40 legalizime në mënyrë korruptive tek Unaza e Re.

’40 legalizime janë biznese të legalizuara nga korriku në shtator të 2013-s. Janë bërë legalizime nga më abuzivet. Janë miliona që merren nga kontributet e buxhetit për të dëmshpërblyer jo pronarë të legalizuar normalisht, por për të dëmshpërblyer ngrehina të legalizuara në kundërshtim me ligjin’, tha Rama.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img