Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Enj
35 °
Pre
39 °
Sht
33 °
Die
30 °
Hën
33 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

Protesta për vdekjen e 7-vjeçares bën bashkë Sali Berishën me Ilir Metën: Të mbrojmë fëmijët nga klika e papërgjegjshme e qeverisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta janë bërë bashkë sot për herë të parë në një protestë anti-qeveritare të nxitur nga vdekja tragjike e 7-vjeçares në plazhin e Himarës.

Berisha ka mbërritur i pari në protestë, e teksa i është drejtuar mediave, ai kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të dy ministrave të qeverisë Rama, Bledi Çuçit dhe Mirela Kumbaros.

albsig

LEXO EDHE: Berisha kërkon “kokën” e dy ministrave: Po të isha në vend të Ramës, do shkarkoja Çuçin dhe Kumbaron për 4 minuta!

Pak çaste më pas, i shoqëruar nga djali i tij, në protestë ka mbërritur edhe ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i zgjedhur i Partisë së Lirisë.

“Qytetarët duhet të vrasin frikën, të triumfojë liria. Shqiptarët janë në gjendjen më të rëndë nga ana ekonomike, sociale, shumë të rinj të implikuar në fenomenet e drogës që nxiten nga qeveria. Të rrisim përgjegjësinë dhe të mblidhemi të gjithë. Sot protestohet që kjo situatë të marrë fund, të mbrojmë fëmijët e shqiptarëve nga një klikë e papërgjegjshme”, ka thënë ndër të tjera Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img