Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta për Teatrin/ Mbërrin autoboti me ujë për shpërndarjen e turmave

Shkruar nga Newsbomb

Teksa afrohet ora për protestën, Kryeministria është blinduar.

Në dyert e kryeministrisë është vendosur një shtresë e blinduar. Sakaq, ka mbërritur edhe një autoblind me ujë, që do të shpërbejë për shpërndarjen e turmave, nëse do të ketë tensione.

Protesta do të zhvillohet në orën 16:30 nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ku do të marrë pjesë edhe opozita.

Kujtojmë që mbi 1 mijë efektivë policie do të angazhohen në protestë për të ruajtur rregullin dhe qetësinë, pasi ditën e djeshme ishte një panoramë dhune dhe shoqërime në polici. Po kështu RENEA dhe FNSH do të jenë në gatishmëri të plotë në rast se do të ketë nevojë, ndërkohë që janë thirrur si përforcime edhe efektivë të tjerë policie nga qytetet e tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese