Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Protesta për rritjen e çmimeve, Spaho: Populli do ta ngrejë zgupthi Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Protesta për rritjen e çmimeve, Spaho: Populli do ta ngrejë

Deputeti Edmond Spaho ka folur në lidhje me protestën që u zhvillua ditën e sotme para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Spaho tha se qeveria duhet të marrë masa duke nisur nga heqja e akcizës dhë TVSH e naftës. Ai tha se nëse kryeministri Edi Rama nuk merr masa atëherë populli do ta ngrejë “zgupthi” me protesta.

“Kjo rritje kaq e madhe e çmimeve është me marrëveshje, ne kemi rezerva 3 mujore nafte, secili importues është i detyruar që me ligj të ketë rezerva 3 mujore, pra këtu kemi spekulim.

Ajo taksa që thotë Rama është spekulim nga ana e kryeministrit sepse ne paguajmë dy herë, edhe taksën e qarkullimit e paguajmë në karburant por edhe aty ku shkojmë edhe gjatë kolaudimit kur paguajmë taksat e plota. Disa ditë më parë qeveria e Kroacisë, hoqi akcizën nga çmimi i karburantit në mënyrë që ta mbajmë çmimin nën kontroll. Këtë po i kërkojmë edhe ne që të heqë akcizën dhe TVSH e naftës, janë gati 60 lekë që paguajmë. Edhe në Francë u ul tatimi mbi fitimi për bizneset që të kenë mundësi për të përballuar rritjen e cmimeve nga faktorë objektivë.

Vetëm forca e qytetarëve mund ta bëjë Edi Ramën që të tërhiqet dhe të marrë masa. Ju e keni parë edhe për pandeminë, i refuzonte paketa ekonomike. Kur e pa që po shkonte thika në kockë reagoi sepse do të kolapsoheshe ekonomia.

Rama që shëtit në Dubai tha se çmimet po ngrihen zgupthi, me protesta do t’i përgjigjemi me të njëjtën gjuhë dhe ta ngremë kryeministrin zgupthi”, tha Spaho për “Faxneës”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll