Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

‘Protesta për pagat’, MIE sqaron punonjësit e Albpetrol: Pezullohet ristrukturimi, asnjë punonjës i kompanisë s’do humbasë vendin e punës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

85c7e34704f97cfb146662d671c87503

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar pasi punonjësit e Albpetrol dolën sot sërish në protestë para zyrave të kompanisë në Fier. Ata thanë se u ishte njoftuar edhe ulja e pagave.

MIE thotë se situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të kushteve të reja, të krijuara nga masat parandaluese ndaj pandemisë së COVID-19, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, me një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës, i cili ka arritur vlerën më të ulët prej dekadash.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në vlerësim të kësaj situate, në dialog edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve, njofton se ka pezulluar procesin e ristrukturimit si dhe i ka rekomanduar shoqërisë një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave.

Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje është bërë e mundur që:

-Punonjësit e terrenit, të cilët kontribuojnë për prodhimin, pra naftëtarët dhe specialistët e tjerë, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë.

-Asnjë punonjës i Albpetrol të mos humbasë vendin e punës deri në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19.

-Pezullohet procesi i ristrukturimit dhe të gjithë punonjësit e njoftuar më parë për ndërprerje të marrëdhënieve të punës do të paguhen me pagën e luftës deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19.

-Reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila ka pasur një nivel të lartë page.

Njoftimi i plotë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimet në shoqërinë “Albpetrol sh.a.”, e cila prej kohësh ka nisur një proces të thellë ristrukturimi, me synimin e nxjerrjes së kompanisë nga një gjendje problematike financiare.

Ky proces është zhvilluar prej disa muajsh, në dialog të ngushtë me Sindikatën e re të Naftëtarëve, duke dakordësuar të gjitha kushtet e trajtimit të punonjësve që do të prekeshin nga ky ristrukturim.

Situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të kushteve të reja, të krijuara nga masat parandaluese ndaj pandemisë së COVID-19, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, me një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës, i cili ka arritur vlerën më të ulët prej dekadash.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në vlerësim të kësaj situate, në dialog edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve, ka pezulluar procesin e ristrukturimit si dhe i ka rekomanduar shoqërisë një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave.

Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje është bërë e mundur që:

Punonjësit e terrenit, të cilët kontribuojnë për prodhimin, pra naftëtarët dhe specialistët e tjerë, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë.

Asnjë punonjës i Albpetrol të mos humbasë vendin e punës deri në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19.

Pezullohet procesi i ristrukturimit dhe të gjithë punonjësit e njoftuar më parë për ndërprerje të marrëdhënieve të punës do të paguhen me pagën e luftës deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19.

Reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila ka pasur një nivel të lartë page.

MIE do të vijojë të ndjekë me vëmendje ristrukturimin dhe forcimin e shoqërisë Albpetrol si dhe kujdesin social për punonjësit e saj. Ndërkohë në bashkëpunim me stafin drejtues të Albpetrol kemi dhënë zgjidhje imediate për depozitimin e naftës, pasi çmimi aktual i brendit nuk lejon tregëtimin e produktit, si rrjedhojë prodhimi do të vazhdojë pa ndërprerje.

Më shumë

spot_img
spot_img