Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta për abuzimin e të miturës në Mirditë, Rudina Hajdari mbështet qytetarët: Jam e tronditur nga ai akt, respekt për këdo që sot reagoi

Shkruar nga Newsbomb
Protesta për abuzimin e të miturës në Mirditë, Rudina

Ditën e sotme në Tiranë është zhvilluar një protestë, ku qytetarët kanë dalë në mbështetje të 15 vjeçares nga Mirdita që u abuzua seksualisht nga 5 persona.

Deputetja Rudina Hajdari me anë të një postimi në rrjetet sociale ka mbështetur protestën e qytetarëve, teksa shprehet se është e tronditur nga ngjarja në Mirditë.

Ajo thotë se vetëm ndëshkimi i rreptë dhe edukimi që fëmijë na jep siguri se ky fenomen do të shuhet e vajzat e gratë do të jetojnë pa frikë se dhunohen e përdhunohen në Shqipëri.

“Mirënjohje për të gjithë ata qytetarë që ngritën zërin dhe treguan revoltë karshi aktit barbar të 5 meshkujve ndaj një adoleshenteje.

Përdhunimi është një plagë e cila rri e hapur gjithë jetën te një femër.

Është traumë fizike dhe psikologjike.

Si nënë e një vajze jam e tronditur nga ai akt dhe i bëj thirrje organeve të drejtësisë të aplikojnë dënimin maksimal për përdhunuesit.

Vetëm ndëshkimi i rreptë dhe edukimi që fëmijë na jep siguri se ky fenomen do të shuhet e vajzat e gratë do të jetojnë pa frikë se dhunohen e përdhunohen në Shqipëri.

Respekt për këdo që sot reagoi”, shkruan Hajdari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.