Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, PARALAJMËRON OSBE: Vetëpërmbahuni, nxitësit dhe autorët e dhunës do të mbajnë përgjegjësi

Shkruar nga Newsbomb

Prezenca e OSBE-së në Tiranë i bën thirrje opozitës dhe protestuesve të vetëpërmbahen nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private.

Në një deklaratë për mediat, OSBE thotë se nxitësit dhe autorët e dhunës do të mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.

‘Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.

Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri’, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.