Frenklin Elini, Bislim Lakna dhe Enriko Peculi kanë lënë qelinë para pak minutash.
Gjykata i dha të drejtë prokurorisë për masën e arrestit 72-orësh dhe u ka ngarkuar aktivistëve masën e detyrimit të paraqitjes.
Tri ditë më parë, aktivistët u denoncuan në polici nga drejtuesit e TEG.
Të rinjtë hodhën fletushka në qendrën tregtare dhe më pas u kërkua ndërhyrja e policisë. Si djemtë e Organizatës Politike, ashtu edhe rojat e sigurisë së qendrës tregtare ngritën akuza ndaj njëri- tjetrit.
Sot, gjykata e Tiranës i ka liruar duke i lënë vetëm nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, tre aktivistët e Organizatës Politike.
Sondazh
Poll