Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Protesta në selinë e PD, gazetari ngre pikëpyetjen: Ku i gjetën gazrat helmues PD-istat brenda rrethimit, s’lejohen të përdoren nga individë civilë

Lajme të ngjashëm

Gazetari investigativ Flamur Vezaj e quan një turp të madh përplasjen mes demokratëve në selinë e Partisë Demokratike.

Ai shkruan se mbrojtja e ndërtesës së PD, ishte e njëjtë me planin e masave të  21 janarit për të mbrojtur Kryeministrinë.

Ndër të tjera gazetari ngre edhe pyetjen se ku e gjetën mbështetësit e Bashës gazin helmues që qëllonin protestuesit, pasi nuk është e ligjshme të përdoret nga individë civilë.

E plotë nga Flamur Vezaj:

“Beme baba te te ngjaje”

###

Mbrojtja e nderteses se PD-se me te njejten “planifikim masash” te mbrojtjes se KM me 21 janar! Epo kesaj i thone “beme baba te te ngjaje”!!!

E morre, e bere minister disa here, kryetar Bashkie e kryetar PD-je dhe ne fund mbrohet po kunder teje me te njejten skeme sic e ke mesuar ti! Kjo tregon se ky djali ka degjuar me vemendje oret e leksioneve!!

Ato pamjet te PD-ja ishin nje turp I madh nga te dy krahet! Turp qe ka per te mbet si njolle e zeze po e madhe tek kjo parti dhe qe nga dje i dhuruan mandatin e 4 Rames! Ju lumte se na shpifet duke na lene ne dere kete “koncesionarin” e gjate dhe i vetmi qe po perfiton nga kjo perplasje brenda PD-se!

##

P.S. ore e keni iden ku i gjeten ato gazrat helmues PD-istat brenda rrethimit!?? Se me ligj eshte e ndaluar perdorimi i tyre nga individe civile! Apo varja ku ka mbet ligj e moral ne kete histori!!

#MrsAngelakisKuMbeti#

Më shumë