Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta në Fier ku u plagos efektivi i FNSH, shoqërohen 10 persona

Shkruar nga Newsbomb

Shoqërohen 10 persona për protestën e djeshme në hyrje të Fierit.

Bëhet me dije se 9 prej personave të shoqëruar janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar të policisë, ndërkohë që mësohet se nuk është arrestuar asnjë person për plagosjen e efektivit të FNSH-së.

Kujtojmë se një grup simpatizantësh të opozitës u ngitën në protestë kundër Ramës, i cili mbajti një takim me banorët.

Një prej protestuesve qëlloi me tullë në kokë një efektiv të FNSH, ndërkohë kreu i PD-së në Fier Luan Baçi pretendon se efektivi u plagos nga një person i infiltruar nga policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu