Hapësire reklamuese

Politikë

Protesta më 3 mars, Kryemadhi: Nëse nuk veprojnë institucionet, do e bëjë revolucioni popullor

Shkruar nga Newsbomb
Protesta më 3 mars, Kryemadhi: Nëse nuk veprojnë institucionet,

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur në lidhur me protestën e thirrur nga opozita më 3 mars.

Ajo u shpreh se në rast se mbi kryeministrin Edi Rama nuk veprojnë institucionet e vendit, atëherë do të veprojë revolucioni popullor.

“Revolucioni është një aksion, por në këndvështrime të ndryshme. Nga ana biologjike është evolucion, që do të thotë zhvillim. Ne shohim që vazhdojnë dhe vidhen para nga inceneratorët. Kur nuk funksionon sistemi i drejtësisë, shoqëria duhet të ngrihet dhe të bërë revolucion.

Revolucioni paqësor vjen me narrativë, ka dhe popullor. Ky është kur populli ngrihet dhe rrëzon qeverinë. Kur vjen kjo nuk ka gjë që i bën ballë.

Artikulimet tona kanë të bëjnë me “McGonigal”, por patjetër duhet në duhet të jemi në terren për të kuptuar qytetarët. Problemi më i madh që kemi është shpopullimi. Duhet t‘u japim shpresën dhe mundësinë që këtu ka të ardhmen por ‘mos e shiko veten të lidhur me Ramën’” tha Kryemadhi për “Kjo Javë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.