Hapësire reklamuese

Bota

Protesta masive në Çeki/ Mbi 120 mijë persona në shesh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Shkruar nga Newsbomb

Organizatorët thonë se janë më shumë se 250 mijë vetë të mbledhur pas një thirrjeje për dorëheqjen e kryeministrit Andrej Babis i kapur në një skandal korrupsioni në Republikën Çeke.

Në këtë fundjavë që shkoi, Republika Çeke pa protestën më të madhe që nga rënia e komunizmit në 1989.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit që është implikuar në një mashtrim dhe është subjekt i një konflikti me interes investigimi nga BE, por që ka refuzuar të largohet.

Demostruesit filluan organizimin si një grup Million Moments for Democracy që drejtohet nga studentët. Protestat, tashmë në javën e nëntë të tyre, arritën në 120 mijë persona në 5 qershor, cka u konsiderua protesta e madhe.

Organizata e krijuar mblodhi thuajse 1 milionë firma për largimin e kryeministrit. Megjithatë, në zgjedhjet e Bashkimit Evropian të 2019, partia e kryeministrit ishte e para në votime, madje edhe me rritje votash. Në zgjedhjet legjislative në 2017, partia e Babis fitoi zgjedhjet me 30 përqind dhe ishte fituesi me marzhin më të lartë.

Kryeministri përballet me një hetim kriminal me abuzime me fondet e BE, një cështje e 10 viteve të shkuara me një vlerë 2.2 milionë dollar. Kryeministri e ka konsideruar sulm ndaj Republikës Çeke.

Sondazh

Poll