Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Protesta masive në Bjellorusi, Rusia i ofron ndihmë ushtarake Lukashenkos

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3d4f357ac17380b56d507382403ba5d0

Mijëra qytetarë bjellorusë brohoritën “Lëre pushtetin!” të dielën në qendër të Minskut, në protestën më të madhe të deritanishme kundër rizgjedhjes së Alyaksandr Lukashenkos për president.

Në protesta nuk është vërejtur prani e madhe e policisë, e cila është mbajtur në ditën kur Rusia njoftoi se nëse është e nevojshme, ka gatishmëri t’i ofrojë ndihmë ushtarake Lukashenkas, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Tubime masive u mbajtën për tetë ditë me radhë në qytete të tjera të mëdha në Bjellorusi, shkruan AFP, duke cituar raportet e mediave lokale.

Dhjetëra protestues janë parë duke mbajtur lule dhe balona ndërsa marshonin drejt Sheshit Qendror të Pavarësisë në Minsk në një shëtitje të quajtur “Marshi Kombëtar i Paqes”.

Disa prej tyre bartnin pankarta me mbishkrimet “Ne jemi kundër dhunës” dhe “Lukashenka duhet të përgjigjet për torturat dhe të vdekurit”, raporton AFP.

Të paktën dy njerëz janë varë dhe qindra të tjerë janë plagosur në një operacion policor për të shtypur protestat që kanë filluar në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht.

Rreth rreth 7,000 persona kanë qenë pjesë e protestave.

Lukashenko: Unë nuk do ta dorëzoj tokën as i vdekur

Para fillimit të protestës, Lukashenka iu drejtua përkrahësve në tubimin që u mbajt të dielën në të njëjtin vend, në Sheshin e Pavarësisë në Minsk. Ai tha se “as i vdekur nuk do t’ua dorëzojnë vendin” kundërshtarëve, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Ai tha se tanket dhe aeroplanët e NATO-s janë të vendosur 15 minuta larg kufirit të Bjellorusisë, dhe se vendet fqinje i kanë kërkuar Bjellorusinë të mbajë zgjedhje të reja, të cilat, siç deklaroi ai, nuk ka pranuar t’i organizojë. NATO ka hedhur poshtë pretendimet e Lukashenkas për çdo armatim të trupave në Evropën Lindore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img