Hapësire reklamuese

Bota

Protesta masive kundër reformës së pensioneve në Francë

Shkruar nga Newsbomb
Protesta masive kundër reformës së pensioneve në Francë

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve në Paris të shtunën, ndërsa turma të mëdha u mblodhën për raundin e katërt të protestave mbarëkombëtare kundër reformës së planifikuar të pensioneve.

Marshimi i Parisit ishte pjesë e protestave në gjithë Francën ku qindra mijëra njerëz dolën për të vazhduar presionin ndaj qeverisë lidhur me planet e saj për reformën. Në fillim të kësaj jave, ligjvënësit francezë filluan një debat mbi projektligjin për pensionet, që parashikon mes të tjerash rritjen e moshës së pensionit nga nga 62 në 64 vjeç.

Është legjislacioni kryesor i mandatit të dytë të Presidentit Emmanuel Macron i cili ka thënë se reforma është "jetike" për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve. Por pakënaqësia e madhe popullore do të forcojë përpjekjet e sindikatave të punëtorëve dhe ligjvënësve të krahut të majtë në përpjekje për të bllokuar projektligjin.

Francezët kanë moshën më të re të daljes në pension mes vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim ekonomik dhe sipas sondazheve një shumicë e konsiderueshme e francezëve duan ta ruajnë këtë përfitim. Sipas vlerësimeve fillestare të raportuara nga gazeta Le Figaro, në Paris pjesëmarrja në protestë ishte 20% më e lartë në krahasim me protestën e fundit të së martës.

Sindikatat shpresonin për një pjesëmarrje të madhe për protestat e para që mbahen në fundjavë që nga fillimi i lëvizjes./VOA

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.