Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Protesta kundër Vuçiç dhe Dodik në Tiranë, lirohen dy protestuesit e arrestuar nga policia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Tiranë, organizoi një tubim paqësor, në kundërshtim të politikave shoviniste dhe vizitës në Tiranë të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe të presidentit të ‘Republika Srpska’, Milorad Dodikut, në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit që do të mbahen nesër me datë 9 maj.

albsig

Gjatë këtij tubimi, policia ndaloi marshimin paqësor të protestuesve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me pretekstin që nuk kishin leje për tubimin.

Situata u tensionua dhe protestuesit u përplasën dhunshëm me kordonët policor e si pasojë pati edhe shumë të shoqëruar në polici dhe në mesin e tyre dy të arrestuar.

Faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Tiranë, bëri me dije me anë të një postimi në rrjetin social Facebook se dy protestuesit e arrestuar nga policia sapo janë liruar.

Njoftimi i plotë:

Protesta e organizuar kundër Vuçiçit dhe Dodikut është mbyllur. Një pjesë e protestuesve janë drejtuar te komisariati nr. 2 për të kërkuar lirimin e dy protestuesve të arrestuar sipas informacioneve të raportuara nga mediat. Godian Feraj është njëri prej të arrestuarve, ndërsa i arrestuari i dyte sipas të gjitha informacioneve quhet Ardit, është nga Puka dhe në moshën 25 apo 26 vjeç.

Protestuesit paqësorë të arrestuar padrejtësisht sapo u liruan, pas deklaratës se fundit të lëshuar nga LVV Shqipëri.

Tiranë, 8 maj 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img