Një tjetër protestë kundër vrasjes së qenve endacakë është mbajtur sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Nisur nga vrajsa e një qeni, që disa ditë më parë kishte kafshuar një fëmijë të mitur, protestuesit kanë dalë sot me pankarta kundër vrasjes së qenve.
Një prej aktivistëve ka bërë thirrje për trajtimin me dinjitet dhe dashuri të kafshëve, kryesisht qentë endacakë. Ajo i ka bërë thirrje qytetarëve që duan të kenë një qen, të mos e blejnë atë nga dyqanet pet-shop por ta adoptojnë nga rruga.
“T’i mbledin, t’i mbajnë në një vend të saktë, le t’ua bëjnë eutanazinë, por jo me acid, t’ja bëjnë me një metodë që kafsha të ngordhë direkt dhe me dinjitet”, ka thënë ndër të tjera ajo.