Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta kundër mësimit online, studentët hedhin vezë në Ministrinë e Arsimit (LETRA E KËRKESAVE)

Shkruar nga Newsbomb

Studentët po zhvillojnë një protestë përpara Ministrisë së Arsimit, për të kundërshtuar vendimin për zhvillimin e mësimit online.

Që prej orës 10:00 të mëngjesit ata janë mbledhur dhe me pankarta në duar po protestojnë kundër këtij vendimi.

Në shenjë proteste ata kanë hedhur disa vezë në drejtim të ndërtesës së Ministrisë së Arsimit.

Sipas studentëve, mësimi online nuk ka qenë aspak efektiv për ata dhe kanë paraqitur një listë me katër kërkesa për Ministrinë e Arsimit.

Kërkesat e studentëve:

1. Mësim i alternuar, online dhe në auditore! Leksionet online ndërsa seminaret në auditore.

2. Rimbursim i pagesave të konvikteve dhe të qirave

3.Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët

4. Mundësimi i pagesave teknologjike të nevojshme për studentë që nuk kanë akses në mësim online

kerkesat.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu