Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
0kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Protesta është marrë peng!

spot_img

Lajme të ngjashëm

NGA DENIS DYRNJAJA

Protesta me komandë është protestë kaps, është një protestë që keqpërdor fatkeqët dhe të dëshpëruarit. Këto lloj protestash shpërdorojnë besimin e njerëzve që vërtetë duan të protestojnë kundër taksave dhe padrejtësive të një qeverisjeje të keqe. Sa më shumë protesta të zhvillohen me axhendë interesash të vogla të “oligarkëve politikë” të opozitës aq më shumë thyhen shpresat për një alternativë besimi dhe reale. Të papërfaqësuarit ndjehen sot edhe më keq.

Ata në heshtje refuzojnë korrupsionin qeveritar, shpërfilljen e shtetit dhe politikat diskriminuese të taksimit, të hipokrizisë ministrore, të nepotizmit, të inkriminimit dhe pabarazisë punësore. Por ata refuzojnë edhe këtë opozitë pa ndryshim, e vjetër në sjellje dhe mendim. Sot më shumë se kurrë nevojitet një “vetting politik”, një “ajrosje e politikës” nga myku i saj që ka mbyllur shtegjet e risive politike.

Duhet largimi i këtij establishmenti të degjeneruar që kërkon vetëm rokadë pushteti për interesa personale dhe asgjë më shumë. Duhet imponuar ndryshim i kodit zgjedhor që të hapet konkurrenca e të dalin individë e forca të reja politike. Shqipëria është e kapur dhe marrë peng nga hajdutët me kollare në pozitë dhe opozitë. Njerëzit duan shpresë dhe jo pengmarrje të reja politike, ndaj sot ata refuzojnë të jenë në protestë për ndërrimin e një hajduti me të lezetshëm, me një hajdut më pak të lezetshëm

Më shumë

spot_img